Stabilitet, projekte të reja dhe dashuri! Çfarë shkruajnë yjet për ju sot, 23 gusht 2018

Stabilitet, projekte të reja dhe dashuri! Çfarë shkruajnë yjet për ju sot, 23 gusht 2018

Foto ilustruese

Dashi 

Gjatë ditëve të fundit keni pasur vështirësi për të fjetur dhe çlodhur dhe për këtë arsye keni qenë tejet nervoz. Mos u tregoni shumë impulsiv dhe agresiv në raport me të tjerët, sidomos nëse jeni përballë një sfide të rëndësishme.

Demi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të rikuperoni të gjithë energjitë e shpenzuara gjatë javëve të fundit. Më në fund do mund të mbyllni një çështje e cila ju ka tensionuar së tepërmi, por duhet të jeni të gatshëm për të bërë disa ndryshime.

Binjakët

Kjo e enjte më në fund do ju gjejë më të shkujdesur dhe sigurtë në vendin e punës dhe kjo rigjetje dëshire, do ju lejojë të çoni përpara një aktivitet të rëndësishëm. Karriera juaj do të shënojë përmirësim të ndjeshëm, ndërsa në dashuri parashikohen shkëndija të fuqishme.

Gaforrja 

Gjysma e dytë e javës është mjaft e rëndësishme për të mbyllur disa çështje të së kaluarës. Do të arrini të rigjeni stabilitetin në dashuri dhe në familje. Do të jeni të gatshëm që të pranoni më shumë sugjerime nga personat që keni pranë.

Luani

Rigjetja e kurajës do ju lejojë që të bëni gjithçka për të arritur një objektivin tuaj si për sa i takon jetës sentimentale edhe asaj profesionale. Parashikohen të papritura të cilat do arrini ti përballoni me guxim. Në vendin e punës nuk do ju mungojë vullneti.

Virgjëresha

Do të arrini më shumë rezultate në vendin e punës, por do t’iu duhet të jeni të gatshëm të bëni disa kompromise. Do të jeni në kërkim të më shumë qetësie në raportet ndërpersonale, ndaj shmangni diskutimet jo produktive.

Peshorja

Përfitoni nga kjo periudhë për të eksperimentuar më shumë në punë dhe për të marrë përsipër strategji të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të arrini rezultate të mëdha. Këshillohet të mos jeni shumë xheloz në dashuri, ndërkohë që nga tensione të vogla mund të lindin keqkuptime të mëdha.

Akrepi

Ky është një moment gjatë të cilit do të jeni shumë tërheqës dhe do të bëni njohje të reja interesante. Në vendin e punës do të jeni shumë autoritar por duhet të tregoni kujdes të madh. Mos iu impononi shumë kolegëve.

Shigjetari

Parashikohet një fundjavë e cila do ju lejojë që të rindizni emocionet dhe të forconi një lidhje të lindur prej pak kohësh. Bashkëpunime të reja do të jenë shumë të frytshme.

Bricjapi

Mos u tregoni të nxituar, pasi kjo është një ditë e cila ju fton që të pushoni dhe të merrni më shumë kohë për të menduar për mirëqenien tuaj. Do të ndjeni nevojën për tu shkëputur nga gjithçka dhe për tu larguar nga problemet e shkaktuara nga stresi i punës. Mbrëmja do ju gjejë tejet romantik.

Ujori

Kjo është periudha më e mirë për tu përfshirë në biznese apo marrëveshje të reja në vendin e punës. Sa i takon investimeve duhet të jeni më kurajoz, për shkak se yjet janë në anën tuaj. Kjo e enjte mbron dashuritë e reja.

Peshqit

Parashikohet një fundjavë e cila do ju lejojë që të realizoni disa projekte të menduara prej kohësh. Megjithatë duhet të mundoheni që të jeni më të përqendruar dhe të fokusoheni tek prioritetet tuaja, në mënyrë që të shmangni apo parandaloni të papritura të pakëndshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur