Stadium dhe Pallat të ri Sporti, Veliaj me arkitektët: Ja si do e zhvillojmë zonën; panaire, tekno-parqe, por dhe një pol i ri i drejtësisë do vendosen te Bulevardi i Ri

Gjatë takimit me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin edhe në dy prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”.

“Sot dua të lajmëroj se duam të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit. Është një hangar - Jam i sigurt se edhe aty do të plasë histeria, por ju lutem më ndihmoni t’u dalim përpara gjithollogëve e t’u themi: Po prisni more, se është hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë. Në vitet e vështira të komunizmit u përshtat si një arenë sportive, por sot është komplet e degraduar. Tani jemi Qyteti Europian i Sportit, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023”, tha ai.

Veliaj shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me stadiumin “Selman Stermasi”.

“Aty duam të krijojmë një hapësirë tjetër të ngjashme me Arenën Kombëtare, ku filozofia e Marko Kazamontit ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime; pra, një hapësirë që përdoret vetëm një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që përdoret 24/7 nga bizneset, nga Qendrën Tumo, nga kompania ‘Lufthansa Industry Solutions’, nga restorantet, baret me radio, me televizione, me portale; pra, lloj-lloj industrish, që gëlojnë aty, plus edhe një fushë të gjelbër ku luhet futboll. Kjo filozofi besoj se ka qenë një super shembull në qytet. Besoj se ajo zonë është nga zonat më tërheqëse të Tiranës, ku sot kemi një hapësirë të ‘vdekur’, që gjallërohet vetëm një herë në javë me një ndeshje dhe vetëm për komunitetin e sportdashësve, jo për komunitetet e tjera”, argumentoi kryebashkiaku.

Një tjetër projekt të rëndësishëm për Tiranë, Veliaj veçoi Piramidën, e cila sipas tij pritet të hapet në Prill. Ai foli gjithashtu, edhe për zonën e Bulevardit të Ri, ku është rikthyer ideja për të vendosur aty godinat publike të Drejtësisë.

“Do i rikthehemi idesë së Polit të Drejtësisë dhe për këtë do të shfrytëzojmë Bulevardin e Ri. Tashmë, kemi piketuar disa hapësira për gjykatat e reja të Tiranës. Po të shikosh Gjykatën e Lartë të vendit, është future si me lugë këpucësh mes rr. “Myslym Shyri”. Kjo s’është normale. Për panairet kemi vetëm Pallatin e Kongreseve. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Na duhet një ‘Convention Center’. Vetëm vitin e kaluar, me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ne kishim kongrese, seminare dhe simpoziume nga më të ndryshmet. Na duhet një qendër e mirëfilltë e panaireve dhe konventave, nëse duam që Tirana të vazhdojë të ecë përpara me turizmin. Na duhet të zhvillojmë tekno-parqet dhe gjithashtu, një pjesë të industrisë fin-tech, pra të atyre që bëjnë programime, që punojnë me sistemet bankare dhe sigurisht disa hotele,” deklaroi Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stop betonin: 19/01/2023 21:20

    Duhen Hapësira të Gjelbëra Publike ,boll me nderimet e pa kriter..Mbill pemë e bëj një Park Publik edhe poshtë Digës së Liqenit të Tiranës...,në anë të rrugës së Kosovarëve!!! Rinderto Fushat e Korpusit Sportiv në Qytetin Studenti,e në Institutin e Fiskulturës..!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare