Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se fillimisht arkitekti i njohur kundërshtoi projektin e stadiumit me kullë, ndërsa në një intervistë televizive një natë më parë, tha se mbështeste këtë projekt.
Basha thotë se Rama ndoqi me Mitrojorgjin të njëjtën rrugë si me rektorët Koni e Kule, të cilët u kërcënuan nga Emiliano Shullazi.
"Cilin Shullaz dërgoi Edi Rama tek kryetari i shoqatës së arkitektëve, për ta detyruar të ndryshonte mendje, të mbështeste projektin e stadiumit. Ndryshimi i qëndrimit të Mitrojorgjit i cili fillimisht e kundërshtoi qendrën tregtare Qemal Stafa me kullën brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit të tmerrshëm që iu bë arkitektit të njohur. Njësoj siç iu bë Konit e Kules. Po meqë Shullazi është në burg, kësaj radhe vetë Rama me gojën e me dorën e tij i ka vënë gjobë Mitrojorgjit. Me presion i zhvati një "pendesë" atij dhe e nxori me vrap në publik. Dhe këtë e bëri sepse projekti i kullës me stadium është klientelist, korruptiv, është me llogari të bëra e me hesape të ndara, s'mund të pengohet. Ndaj iu mbyll goja Mitrojorgjit. Ndaj Mitrojorgji ndryshoi mendim. Mitrojorgji e pagoi gjobën e Ramës.
Ku ndryshon ky i fundit nga Shullazi, kush mund ta thotë diferencën?", shkruan Basha në Facebook.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com