TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ditën e sotme ka vijuar fushatën për inagurimin e mashtrimeve të Sali Berisha, duke u ndalur para stadiumi "Qemal Stafa" ata kanë prerë shiritin e inagurimit të stadiumit të mungur, por shumë të përfolur nga Kryeministri Sali Berisha në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në AK, Rezar Balla u shpreh se Sali Berisha e meriton "topin e zi të mashtrimeve" pasi me stadiumin e ri kuqezi ai mashtroi me mijëra tifozë
“AK po pret shiritin e stadiumit të ri kuq e zi që nuk u ndërtua nga Qeveria. Një stadium i premtuar nga Sali Berisha për 100-vjetorin e pavarësisë, po që në jemi të bindur që premtimi i Sali Berishës nuk do të bëhej realitet as në vitin 2112 në 200-vjetorin e pavarësisë, sepse shqiptarët tashmë janë mësuar me mashtrimet elektorale të Sali Berishës. Me miliona euro u shpenzuan për projektin e stadiumit të ri kuqezi por asnjë euro për 1 tullë nuk është hedhur konkretisht. Sali Berisha e meriton "topin e zi të mashtrimeve" pasi me stadiumin e ri kuqezi ai mashtroi me mijëra tifozë, por kjo nuk është çudi, madje do ishtë çudi nëse stadiumi do të ndërtohej" deklaroi Balla.
Duke vijuar më tej Balla tha se Aleanca Kuq e Zi në programin e saj qeverisës për sektorin e sportit ka të programuar dhe detajuar ndërtimin e tre stadiumeve olimpike benda 4-vjecarit të parë të qeverisjes kuqezi.
"Sporti është një ndër prioritetet e qeverisjes kuq e zi si instrumenti I duhur për rikthyer ne identetitet shoqërinë shqiptare e cila është politizuar dhe polarizuar në çdo aspekt të saj. Në stadiumin e ri KuqeZi që do të ndërtohet Sali Berisha nuk do të lejohet të hyjë sepse ai do t’i përkasë tifozëve dhe jo politikës" deklaroi Rezar Balla.

(Foto nga protesta e sotme e AK-së)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com