Këtë herë, në qendër të konfliktit ka qenë stadium i ri, Arena Kombëtare.
Pas sulmit të Berishës ndaj projektit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai shprehet se rikontruksioni i stadiumit është vendim i duhur, teksa bën edhe një paralelizëm me stadiumit "Qemal Stafa" dhe stadiumit britanik “Wembly”.
Kreu i Qeverisë shkruan në Facebook, se si "Wembly", një stadium i njohur për historinë e tij, iu nënshtrua rikonstruksionit.
"Qemal Stafa" nuk përmbush as kushtet minimale për ditën e futbollit, lërë pastaj për të shtatë ditët e javës. Pozicioni i tij në zemër të kryeqytetit është fantastik, një shans vërtet historik që ta kemi stadiumin e ri kombëtar në qender e jo jashtë qytetit. Dhe të kemi një hapërisë të re jete urbane ditë e natë gjate gjithë javës, aty ku sot kemi një zonë të vdekur gjatë ditës e të errët gjatë natës, e cila ndriçohet vetëm dy herë në vit nga derby Partizani - Tirona! Kosto e paimagjinueshme për të ruajtur një fasadë që sado e bukur, nuk mund të justifikoje tërë atë boshllëk pa jete në mes të Tironës”, shkruan Rama në Facebook.