Stadiumi i Ri,Rama: Vendosin ata
që e bëjnë, ja pse do jetë me kullë

Stadiumi i Ri,Rama: Vendosin ata<br />që e bëjnë, ja pse do jetë me kullë
Gjatë drejtimit të mbledhjes së KKT në kryeqytet Rama i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar projektin për ndërtimin e stadiumit Qemal Stafa.Në fjalën e tij Rama tha se qeveria po bën një sforco të pazakontë për financimin.

Rama tha se "Do isha i lumtur nëse do ishte e para kullë që u ndërtua në historinë e sportit. Kullat kanë filluar që në fillim 'Olimpia Stadio' me dy kulla etj. Është thjeshtë një spekulim ajo që thoni për metrat katrorë."

Pse stadium me kulle?
“Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh “Olimpia Stadion”, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiumeetë gjeneratës së fundit që kanë kullën si element”, u shpreh Rama.

Së dyti, sipas kryeministrit, kulla është kërkuar me ngulm nga arkitekti dhe studioja.

“Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të veten”, u shpreh ai.

Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, Rama renditi financimin.

“Stadiumi sot vlerësohet 50 mln euro dhe punimet me siguri mund të kërkojnë edhe financim shtesë. Nga kush i prisni ju që të ndërtojë stadiumin?! Nga qeveria?! Buxheti?! Asnjëherë! E pamundur! Nga federata? E pamundur. E vetmja mundësi është ajo që i drejtohen qeveri shumë më të pasura se e jona, partneriteti publik privat”, u shpreh Rama.

Rama tha se është e pamundur që qeveria të financoi një stadium si projekti në fjalë prandaj është angazhuar një partneritet publik privat për ndërtimin e saj.

"Buxheti i shtetit nuk paguan asnëj lek, merr mbrapa një pronë të bukur një stadium të bukur. Bashkia nuk paguan asgjë dhe merr mbrapsh një hapësirë bashkëkohore  për qytetin. Federata merr mbështetjne e UEFAS. Ku është problemi? Vetëm në gjyqet e partisë së punës mund të hyje për tradhti. Ti pranosh këto në një ekonomi tregu demokratike për mua është e pakuptueshme.Për fasadën a i shkon si shkon a duhet të ketë formë me katër kënde kulla e gjatë apo pa kullë janë diskutime krejtësisht normale mes arkitektësh. Nuk vendosin ata që shohin vendosin ata që bëjnë"-tha Rama.


Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e KKT

Duka: Kompania Albstar plotëson kushtet dhe kërkesat tona dhe uroj që stadiumi të plotësojnë dëshirat e tifozëve
Presidenti i Federatesh Shqiptare të Futbollit Armando Duka se debatet do të thotw që ata interesohen. Kompania Albstar tha Duka plotëson kushtet dhe kërkesat tona dhe uroj që stadiumi të plotësojnë dëshirat e tifozëve

“Për këtë projekt kanë ëndërruar shumë të gjithë. Përsa i përket debateve, më vjen mirë për interesin, por unë nuk jam arkitekt. Projekti ka marrë 6 vite kohë. Kemi bërë studimet e mundshme për projektin e ri të stadiumit dhe dolëm në treg për të bërë një stadium me koncesion. Edhe projektet e mëparshme ishin të mira, por kompania kërkonte garanci shtetërore për biznesin planin e saj financiar, rreth 6 milionë Euro në vit, por një gjë e tillë ishte e pamundur, i tejkalon edhe kompetencat e qeverisë. Dolëm në treg për të kërkuar një investitor tjetër. Kërkesat tona të panegociueshme ishin për kapacitetin, afatin 2 vjecar dhe të merrte lejet nga institucionet. Nuk kemi kërkuar donatorë, por bashkëpunëtorë biznesi për të arritur ndërtimin e stadiumit. Duke dëgjuar diskutimet nuk mund të jem indiferent. ”

Rama: Paraqitja e Arenës Kombëtare, mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar prezantimin e projektit të Arenës Kombëtare si një paraqitje mbresëlënëse.

Sakaq, ai ka shtuar se Shoqata e Arkitektëve ka pranuar se ishte ngutur nga mosnjohja e plotë e projektit.

Këtë reagim kryeministri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook”

Ja cfarë ka shkruar Rama
Paraqitje mbreselenese e projektit te Arenes Kombetare. Edhe Shoqata e Arkitekteve pranoi se ishte ngutur nga mosnjohja e plote e projektit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët