Stadiumi “Loro Boriçi” gati në Maj

Stadiumi “Loro Boriçi” gati në Maj

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit së bashku me përfaqësues të UEFA-s kanë qenë sot në Shkodër për të inspektuar punimet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Për disa orë, të ardhurit nga Zvicra përveçse kanë vëzhguar çdo punim të bërë deri më tani kanë përcaktuar edhe detyrat që duhet të bëhen në të ardhmen në mënyrë që stadiumi të jetë sipas standardeve evropiane. 
Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit Arben Dervishaj ka folur edhe për problemin e prishjeve të shtëpive rreth e qark stadiumit duke u dhënë shpresë qytetarëve, gjithnjë nëse Bashkia gjen vend tjetër për parkim. 
Dervishaj është shprehur se stadiumi do të përfundoj në fund të muajit Maj.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike