Stadiumi ‘Loro Boriçi’ ka nisur që të marrë formë, pasi firma ka filluar që të vendosë stolat duke vazhduar punën me ritme të shpejta për të përfunduar gjithçka brenda muajit Mars.
Stolat e parë me ngjyrë të kuqe dhe blu janë vendosur në tribunën përballë të stadiumit të Shkodrës. Kapaciteti i stadiumit të Shkodrës do të jetë 17 mijë e 500 vende duke e kthyer për momentin në arenën më të madhe dhe moderne të futbollit shqiptar deri në ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë, por që duhet të presim për disa vite, pasi për momentin nuk ka asnjë plan në letër.
Përsa i përket stadiumit të Shkodrës, tashmë FSHF duket të mendojë për një kundërshtar me emër për ta inauguruar, pasi punimet janë drejt fundit.
/Shqiptarja.com