Hapet gara për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, investitorët duhet të paraqesin projektet deri në 24 janar, kriteret
Projekti i stadiumit 'Selman Stermasi
TIRANË - Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Stadiumi do të zhvillohet tërësisht dhe do të ndërtohet nga e para përmes një gare të hapur.
Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza e kualifikimit zgjat 60 ditë.
Stadium i ri “Selman Stërmasi” do të jetë i kategorisë 4 të UEFA, me një numër vendesh 14 mijë deri në 16 mijë, deklaroi Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, teksa ndau specifikat për investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre.
Faza e parë për të marrë pjesë për ketë projekt do të jetë e hapur deri më 24 janar. Investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre zhvillimore për stadiumin dhe hapësirat përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës.
Sipas saj, investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës.
“Territori është 60 mijë metër katrorë. Pjesë e këtij janë prona publike çka përbëjnë 50 mijë metra katrorë. Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë.
Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime, 3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurrojnë për të qenë fitues, 3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues, ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, tha Greca. Monitor
Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga juri ndërkombëtare. Do të jepen 5 çmime për idenë më të mirë të projektimit. 3 fitues do të kalojnë në fazën finale të ankandit dhe do të ketë 1 fitues të kontratës. Në përmjet këtij projekti do të mundësohet rijetësimi i stadiumit aktual në stadium të standardit 4 të UEFA-s.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
45.7%
-
Gafë
49.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Tiranë, vajza mbyllet në apartamentin e katit të 8-të në Astir, telefonon policinë se u dhunua! RENEA hyn me litar nga dritarja! Në banesën ngjitur gjejnë armë e kokainë (VIDEO)
9 Janar, 13:35
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në rrugën 'Xhanfize Keko'
9 Janar, 12:45
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ U ekzekutua nga vrasës me pagesë, policia në gjurmët e autorit e porositësit! Djali i ish-gjyqtarit me borxhe nga lotot
9 Janar, 11:41
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
Ku do bohet ky stadium tek ekzistuesi apo gjetkë?
Përgjigju