Tani Redaksia e Shqipes ka një staf prej 11 punonjësish kinezë dhe 4 shqiptarë. Uang Lei thotë se “Ne transmetojmë çdo ditë emisione në 2 orë e gjysmë, nëpërmjet valëve të mesme dhe të shkurtra në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera evropiane”.
Uebsajti i radios është albanian.cri.cn, ku mund të ndiqen emisionet e saj në 24 orë dhe të lexohen informacione të pasura ekonomike, kulturore, turistike, për mësimdhënien e gjuhës kineze, etj.
Redaksia e Radios publikon edhe revistën, që nga viti 2004, që takohet me lexuesit një herë në tre muaj. Zonja Uang Lei shprehet se së shpejti, më 1 korrik, Radioja e Jashtme e Kinës do të hapë zyrtarisht kanalin FM në Tiranë!
Ky kanal FM, në frekuencën 106 Mhz, do t’u shërbejë shqiptarëve më shumë informacione të freskëta si dhe muzikë të kërkuar. Besoj se do të gjejmë më shumë përkrahje nga dëgjuesit tanë shqiptarë dhe gjithashtu, më shumë bashkëpunim me kolegët shqiptarë!
/Shqiptarja.com