Stallone refuzon Trump, nuk do
të jetë pjesë e administratës së tij

Stallone refuzon Trump, nuk do<br />të jetë pjesë e administratës së tij
Ylli i Hollywood, Sylvester Stallone ka refuzuar propozimin e presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump për të marrë postin e Kryetarit të Fondit Kombëtar të Arteve.

Në një konferencë për shtyp,aktori 70-vjeçar ka shuar të gjithë zërat se ai do të bëhej pjesë e administratës së Trump. Për Stallonen, fakti që Trump ka zgjedhur atë, është një nder i madh, por dëshira e tij është diçka tjetër.

“Jam shumë i nderuar që Presidenti Trump, ka cituar emrin tim për të përfaqësuar artin, por do të më pëlqente më shumë që kontributin tim ta jepja në kthimin e ushtarëve të luftës duke i ndihmuar ata në integrohen nëpërmjet punësimit dhe duke i dhënë respektin që meritojnë”, u shpreh ai.

Nëse Stallone do ta pranonte këtë post, atëherë 70 vjeçari do bëhet një nga zyrtarët e lartë të kulturës në Amerikë. Por ai njihet për kontributin e tij për veteranët, madje ai shpesh ka dhuruar shuma marramendëse për ta. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023