Stamboll, disko ku ndodhi sulmi
vendi i frekuentuar nga të pasurit

Stamboll, disko ku ndodhi sulmi<br />vendi i frekuentuar nga të pasurit
STAMBOLL-Ngjarja që ndodhi në orët e para të ditës së parë të vitit 2017 ka vënë në vëmendje dhe diskon ku ndodhi sulmi.

‘Reina’, quhet klubi i natës ku u vranë 39 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë në Stamboll nga një person i armatosur i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri.

Maskimi veproi perfekt sepse askush nuk dyshoi se poshtë veshjes së Babagjyshit ndodhej një kallashnikov e bomba. Kështu personi i armatosur mundi të hyjë në ambientet e një prej klubeve të natës ndër më të mirët në Stamboll e në Turqi.

Me një pozicion të mahnitshëm, në brigjet e Bosforit, pranë këmbëve gjigande të një prej Urës së Bosforit, ‘Reina’ mblidhte fundjavave në çdo stinë turqit e pasur, klasën aristokrate dhe të huajt, turistët.
 
‘Reina’ gjendet në Beshiktash, Ortakoj, në breg të detit, dhe ofron një pamje magjike të Stambollit.

Të rinjtë e pasur të Stambollit, aktorët e serialeve të njohura turke, si dhe shumë futbollistë vendas e të huaj që luajnë me skuadrat e Stambollit, mund t’i ndeshësh lehtësisht në këtë klub nate.
 
Eshtë e vështirë të hysh në të; duhet të jesh i përgatitur mirë, me një portofol plot pasi, lokali nuk ofron aspak çmime të lira. Sa i përket paraqitjes, secili që e frekuenton atë, vishet me markat më të mira dhe modën më të fundit.

Festat që organizohen aty janë ndër më të bukurat, ndaj të huajve u ka rënë në sy dhe janë ata që e frekuentojnë së tepërmi këtë klub nate. Ndaj dhe në sulmine sotëm, ndër viktimat e identifikuara, 16 ishin të huaj.

Kjo që ndodhi në ‘Reina’, do e damkosë përgjithmonë këtë klub nate të famshëm, ku pak mund ta marrin mundimin pas kësaj të shkojnë në vendin ku u vranë 39 persona nga një person i armatosur.

[gallery]20363[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot