Stamboll, luftë plumbash mes
bandave, rrethohet Gjykata

Stamboll, luftë plumbash mes<br />bandave, rrethohet Gjykata
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme jashtë Pallatit të Drejtësisë, në Stamboll të Turqisë.

Mediat turke bëjnë me dije se dy grupe kanë shkëmbyer zjarr mes tyre para Gjykatës, ku për pasojë është plagosur një person. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka qëlluar në ajër, duke arrestuar 20 persona. 

Policia ka rrethuar Pallatin e Drejtësisë, ndërsa vijojnë të dëgjohen ende të shtëna me armë. Beteja me armë ka shpërthyer mes anëtarëve të bandave rivale, të cilat ishin përfshirë në një gjyq për një vrasje të ndodhur brenda gjykatës. 

I plagosuri është dërguar në spital, i cili mësohet se ka marrë goditje nga shkëmbimi i zjarrit mes bandave. Policia vijon hetimet për të kapur të tjerë persona të përfshirë në incident. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza