Stamboll, mijëra protestues në
shesh,marshim kundër Erdogan

Stamboll, mijëra protestues në<br />shesh,marshim kundër Erdogan
Me qindra mijëra persona kanë dalë në shesh në Stamboll në kuadër të manifestimit ‘Marshimi për Drejtësinë’ i nisur 25 ditë më parë në Ankara.
 
Kjo insiativë u ndërmor nga Partia opozitare të drejtuar nga Kemal Kilicdaroglu, e cila është një nga kundërshtarët më të fortë të presidentit Erdogan.

Lagjia Maltepe, zona aziatike ka qënë e pushtuar nga banderolat turke.

Marshimi është organizuar për të protestuar kundër dënimit të një deputeti të opozitës Enis Berberoglu i dënuar me 25 vite burg.

Ai akuzohet se i ka kaluar informacione të klasifikuara të përditshmes opozitare Cumhyrriet.

Drejtuesit e opozitës shprehen se bëhet fjalë për një nga marshimet më të mëdha të organizuara nga opozita kundër qeverisë së Erdogan që prej viti 2013.

Rama në Stamboll, takim me Erdogan

Kujtojmë se në Stamboll zhvillohet kongresi Botëror i Naftës ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama  i cili përmes një statusi në FB u shpreh se ishte takuar me presidentin Erdogan ku kishin folur për projekte të përbashkëta  duke përmendur këtu aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare.

[gallery]23016[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës