STAMBOLL - Parku Gezi në qendër të Stambollit, e cila u bë simbol i protestave në mbarë vendin dhe ka qenë i rrethuar nga policia për dy javë, do të rihapet, njoftoi guvernatori i Stambollit nëpërmjet rrjetit social Twitter.

"Ne do të hapim nesër parkun Gezi. Parku i cili u zbukurua me lule dhe pemë nga Bashkia e Stambollit, mund të sjellë tani paqe dhe gëzim," shkroi Hüseyin Avni Mutlu në profilin e tij të Twitter-it.

Njoftimi erdhi disa orë në prag të një demonstrate, të planifikuar nga ana e Platformës së Solidaritetit Taksim me qëllim që të hyjnë në park përsëri. Parku ka qenë mbyllur nga policia, që kur u dëbuan protestuesit dy javë më parë.

Parku “Gezi” në sheshin Taksim e vetmja zonë e gjelbërt në Stamboll u shndërrua në arenë të përleshjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve, që kundërshtonin planin e zhvillimit, gjatë të cilave mbetën të vrarë 4 viktima dhe më shumë se 7 500 të tjerë u plagosen.

Bashkia kishte premtuar më herët se parku do të rihapej vetëm para muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 9 korrik.

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)