STAMBOLL- Policia turke u përlesh me protestuesit në parkun Taksim në qendër të Stambollit, gjatë orëve të para të mëngjesit pasi forcat e rendit u përpoqën të hiqni tendat e tyre. 

Agjencia e lajmeve Anatolia e Turqisë tha se policia hodhi bomba tymuese kundër protestueve me qëllim që atë të detyroheshin të hiqnin tendat e tyre dhe të largoheshin nga zona, ku njëkohësisht do të dëmtoheshin edhe pemët.

Demonstruesit ngritën tendat në parkun kryesor të kryeqyteti turk që nga dita e martë, si shenjë proteste për të penguar planet e qeverisë për të ndërtuar një qendër tregtare dhe një rezidencë banimi në atë zonë. Ata thonë se kjo është hapësira e gjelbër e fundit në qytetin më të madh të Turqisë.

Por autoritetet lokale thonë se duhet të përdorin hapësirën për të zgjeruar një aks rrugor dhe lehtësuar bllokimet e trafikut. Megjithë protestat, qeveria turke ka premtuar se do të vazhdojë përpara me planin e ndërtimit.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)