”Standard & Poor’s” zbret Greqinë në klasifikim

/ATSH-ANA-MPA/ - Agjencia financiare "Standard and Poor's" zbriti në klasifikim aftësinë paguese afatgjatë të shtetit grek nga B- në CCC, me perspektivë negative.
Agjencia në një komunikatë thekson se "zbritja pasqyron pikëpamjen se kredibiliteti i Greqisë varet gjithmonë e më shumë nga kushtet e biznesit, ato financiare dhe ekonomike".
"Për mendimin tonë, këto kushte janë përkeqësuar për shkak të pasigurisë që rezulton nga negociatat e zgjatura ndërmjet qeverisë greke dhe kreditorëve zyrtarë të saj", citon S&P.
"Perspektivat për ritmin e zhvillimit për gjithë vitin janë jashtëzakonisht të pasigurta. Vlerësojmë se ekonomia greke është tkurrur me një për qind gjatë gjashtëmujorit të fundit, pavarësisht se euro ishte dobësuar dhe çmimi i naftës ka rënë", thekson ajo.
"Për mendimin tonë, perspektivat ekonomike do të mund të përkeqësoheshin edhe më shumë, nëse nuk përfundojnë së shpejti bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj", përfundon agjencia.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën