Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë përvoja autentike dhe unike, DELIBROS po shndërrohet në një nga zbulimet më të këndshme për vizitorët e huaj që eksplorojnë kulinarin shqiptare. Me një koncept që bashkon cilësinë, kreativitetin dhe shpirtin gourmet, ky vend po fiton çdo ditë më shumë vlerësime nga kritikë dhe adhurues të ushqimit në mbarë botën.
Dy emra të njohur në botën e gastronomisë, Thomas Alcayaga, gastronom nga Kopenhagen, dhe Frederik Lundberg, ekspert i industrisë së ushqimit dhe food influencuer, ndajnë përshtypjet e tyre për Delibros, dhe fjalët e tyre janë plot entuziazëm.
“Të them të drejtën, paksa befasueshëm i mirë. Jo se nuk e prisja, por vij nga Kopenhageni dhe ne kemi shumë ushqim të mirë, por burgerët e Delibros janë po aq të mirë sa çdo gjë që do gjeni atje’, tha Thomas Alcayaga, gastronom.
“Koncepti i Delibros është i fortë, sepse ajo që njerëzit kërkojnë sot është cilësi e mirë dhe vëmendje ndaj çdo detaji. Dhe kjo shihet qartë këtu, çdo element, nga mishi deri te prezantimi, është menduar me kujdes’, tha Frederik Lundberg, food influencer.
Një nga burgerët që e la “pa fjalë” Thomas-in ishte “Tangerllek Burger”, një kombinim i djathit blu, dardhës dhe arrave, që krijon një kontrast perfekt midis ëmbëlsisë dhe shijes së fortë.
“Është diçka ndryshe, por me shumë shije që i njeh sicc është djathi blu, por ka edhe diçka të ëmbël dhe arrat. Një burger i shkëlqyer që bashkon shijen lokale dhe atë ndërkombëtare”, tha Thomas Alcayaga, gastronom.
Ndërkohë, Lundberg theksoi se Delibros është një shembull i frymës së re të gastronomisë shqiptare, që ndërthur traditën me modernen.
“Kam zbuluar se Shqipëria është një mbretëri e vogël magjike me identitet të fortë lokal, dhe Delibros është shembulli perfekt i kësaj. Cilësia është ajo që fiton gjithmonë, jo çmimi’, tha Frederik Lundberg, food influencer.
Një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve te huaj është pastrami i përgatitur në shtëpi, një specialitet i rrallë në Shqipëri. Fillimisht mishi viçit vihet në kripëposje me përzierje erëzash natyrale për disa dite për tu konservuar dhe për te marre aromë. Më pas lahet-thahet-tymoset me dru natyral dhe ne fund zbutet me pjekje te ngadaltë deri sa të behet i bute dhe me arome te thellë.
Për shumë turistë, Delibros nuk është më thjesht një vend për të ngrënë një burger, por një përvojë kulinarie që tregon se edhe në Shqipëri, cilësia, kreativiteti dhe shija mund të rivalizojnë çdo qytet gastronomik në Europë.
Komente

Vijne ne Shqiperi dhe hane burgera te shpifur.. hajde merri vesh keta turistet.hani ndonje byrek me gjize se eshte 100 here me i shendetshem.
Përgjigju