Stano nënvizoi se vëmendja e BE-së ndaj Shqipërisë, është shtuar veçanërisht pas marrjes së statusit kandidat. Dhe sipas Stanos për të nisur fazën e dytë të integrimit, atë të nisjes së negociatave, BE-ja do të marrë në konsideratë të gjitha veprimet e palëve politike në vend.
"Komisioni Europian ka ndjekur situatën në Shqipëri dhe, që nga qershori i fundit është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye ka një fokus shtesë dhe pritshmëri më të madhe që të sillen në përputhje me parimet e BE-së. ‘Toka e Shqiponjave’ duhet të përgatitet për fazën e ardhshme e procesit të integrimit, fillimi i negociatave. Komisioni Europian dhe shteteve anëtare po vëzhgojnë përgatitjet dhe është e qartë për të gjithë se çdo veprim do të merret parasysh kur të vendosim për fillimin e negociatave.” theksoi zëdhënësi Stano
Më tej, zëdhënësi i Fyles, nënvizoi se ky qëndrim i BE-së nuk do të ndryshojë edhe me krerët e rinj të unionit, apo edhe nga Komisioneri i ri për Zgjerim, Johannes Hahn.
"Mesazhi i Brukselit, nuk do të ndryshojë, edhe me drejtuesit e ardhshëm të BE-së", dhe Komisionerit të ri, Johannes Hahn i cili do të kërkjë gjithmonë nga politikanët nevojën për të gjetur një kompromis dhe një dialog konstruktiv. Shumica dhe opozita duhet të rivendosin dialogun politik, veçanërisht në parlament, ku diskutohen vendimet e mëdha të politikës.” përfundoi Stano.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)