Bruksel - Në një lidhje telefonike për A1Report, Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit të zgjerimit, Stefan Fule, pak minuta pas dorëheqjes së kryeministrit Berisha nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, tha se nuk mund të thotë asgjë për dorëheqjen e tij pasi nuk e ka dëgjuar me kujdes deklaratën që kreu i qeverisë dha përpara mediave, por ai theksoi se fjalimi i tij ishte një hap pozitiv dhe i mbarë.
Në pamundësi për të dhënë një koment për dorëheqjen e liderit të PD - së, Stano i’u referua deklaratës së ditës së djeshme të Ashton dhe Fule, ku theksohej se Brukseli pret hapa pozitivë për procesin e integrimit të vendit.
“Do ta lexoj me kujdes deklaratën e Berishës. Brukseli pret hapa pozitiv për procesin e integrimit të Shqipërisë”, tha përfaqësuesi i BE, Stano.
Sipas Stano, tetë vitet e kaluara kanë qenë një periudhë reformash të rëndësishme dhe rritjeje ekonomike. "Shqipëria ka arritur një progres të qëndrueshëm në rrugën drejt integrimit evropian. Dëshmi e kësaj janë liberalizimi i vizave dhe rekomandimet e Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat".
Përfaqësuesi i BE përgëzoi koalicioni fitues në zgjedhjet parlamentare dhe shtoi se është momenti për një garantuar një tranzicion të qetë drejt qeverisë së re.
"Dëshirojmë të përgëzojmë koalicionin fitues në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Ne mirëpresim përfshirjen e integrimit evropian në krye të programeve të partive të koalicionit. Ne kemi besim se qeveria e re do ta ndjekë energjikisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse programin e reformave të vendit me qëllim që t’i japë procesit të integrimit evropian një vrull të përtërirë. Tani nevojitet më shumë se kurrë bashkëpunimi ndërpartiak për të garantuar një tranzicion të qetë drejt qeverisë së re. Njoftimi i Kryeministrit Berisha është një hap i rëndësishëm drejt këtij synimi. Është koha që gjithë populli shqiptar ta shohë me besim të ardhmen e tij evropiane", përfundoi Stano.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com