Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje që Libani të përfshihet urgjentisht në armëpushimin që është aktualisht në fuqi midis Izraelit, SHBA-së dhe Iranit.
Starmer paralajmëroi se veprimet e vazhdueshme ushtarake izraelite në Liban rrezikojnë të përkeqësojnë krizën humanitare.
"Bombardimet duhet të ndalen menjëherë", i tha ai Parlamentit, duke shtuar se Hezbollahu "duhet të çarmatoset".
Ndërsa teksa kritikoi veprimet izraelite, sulmet e IDF-së në Liban Starmer i cilësoi "të gabuara".
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran/ Anija e parë kalon nëpër Hormuz pas hyrjes në fuqi të bllokadës detare nga SHBA-të! Një tjetër ndryshon drejtim











