Startojnë zgjedhjet në PS, zgjidhen
kryetarët e rinj të degëve në Fie

Startojnë zgjedhjet në PS, zgjidhen<br />kryetarët e rinj të degëve në Fie
Fieri ka qenë qarku i parë i cili ka çelur procesin zgjedhor brenda Partisë Socialiste për Kryetarët e degëve sipas çdo Bashkie. Nga përfundimi dhe numërimi i votave, kryetarja e re e PS në Fier do të jetë kandidatura e vetme Gentiana Cakrani, e cila është votuar pasivisht nga 197 anëtarët e asamblesë.
 
Të njëjtin bekim ka marrë edhe në Patos, kandidati i vetëm Klajdi Alisinani. Diferenca ka qenë më e ngushtë në këtë bashki. Nga 58 votuan 51 anëtarë, 7 ishin kundër, 2 të pavlefshme, dhe 42 pro për Klajdi Alisinani. Në Mallakastër ka fituar Mbarime Isufaj me 56 vota, kundrejt Xhuliana Ymerit që ka marrë 15 vota.
 
Në Roskovec Maksi Goga ka marrë 35 vota nga 51 gjithsej, nga ku, 4 ishin të pa vlefshme dhe 12 vota ka marrë kandidatja tjetër Ermira Buzi. Pas publikimit dhe emrave të shumtë që u përfolën se do të ishin kandidatë për drejtimin e socialisteve fierake kanë ndodhur të papritura. Burime brenda Partisë Socialiste në këtë qark kanë thënë se janë tërhequr nga gara dy emrat të cilët përfliteshin deri dje në garë për kryetarin e Partisë Socialiste në Fier.
 
Bëhej fjalë për kryetarin aktual Andjus Olldashi si dhe kreu i forumit rinor eurosocialist Ervin Bushi. Ende nuk dihen arsyet e këtyre tërheqjeve, dhe pse emrat e tyre kishin mbërritur dhe në kryesi, por tashmë në krye të socialistëve në Fier do të jetë një grua.
 
Gentiana Cakrani është mësuese anglishteje në shkollën “Naim Frashëri” në Fier. Procesi nuk po zhvillohet sipas parimit “një anëtar një votë”, por nga vota e anëtarëve të Asamblesë. Kështu Asambleja e Bashkisë së madhe Fier numëron 197 anëtarë, Mallakastra 74 anëtarë, ndërsa Roskoveci 53 anëtarë dhe Patosi 51 anëtarë.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla