Java e kulturës italiane në Gjirokastër, konsullja e Italisë në Vlorë: Një sërë aktivitetesh në të gjithë zonën

Në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës startoi “Java e Kulturës Italiane”, që do të zgjasë deri më 10 qershor. Në aktivitetin e organizuar u hap ekspozita “Mbi gjurmët e italianëve në rajon” ku u sollën rreth 60 foto që pasqyronin pamjet historike të qytetit në shekullin XX.

"Java e Kulturës Italiane", ka startuar edhe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore për Italinë.

Në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës, u çel ekspozita “Mbi gjurmët e italianëve në rajon”, ku u sollën rreth 60 foto që pasqyronin pamjet historike të qytetit në shekullin XX.

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë Iva Palmieri, e cila foli më shumë për këtë javë të festës së shtetit fqinj.

“Është kënaqësi të jem këtu në Gjirokastër, një qytet gjithmonë shumë i ngrohtë dhe mikpritës, për të inauguruar fillimin e aktiviteteve tona për Javën Italiane. Që është në kuadër të nismës së Kryeministri shqiptar në fakt i cili e propozoi dhe e quajti ‘Festivali i Kombeve’.  Është një festival ku çdo komb ka një javë për të zhvilluar një sërë aktivitetesh. Kjo është java jonë, që përkon edhe me Festën tonë Kombëtare. Ndaj edhe kemi hapur këto aktivitete”, tha Konsullja e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri.

Java e Kulturës italiane, në Gjirokastër do të zgjasë deri në datë 10 qershor, tha kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

“Java italiane nuk është hera e parë që e bëjmë në Gjirokastër. E kemi nisur me javën Greke, Amerikane, dhe javën Italiane. Herët e kaluara javën e kemi bërë 7 ditë por këtë herë do e bëjmë 10 ditë, kulmon më datë 10 ku së bashku me ambasadorin do të inagurojmë edhe teatrin e ri të qytetit, ku do të ketë edhe shfaqe teatrale”, tha Golemi.

Me dhjetëra aktivitete do të organizohen në qytetin historik të Gjirokastrës në kuadër të Javës së Kulturës Italiane që janë organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje