JALE- Lëvizja Rinore për Integrim ka startuar në Jalë "Akademinë Verore për Politikën". Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, si dhe ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu dhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Në fjalën e tij, kreu i LSI tha se “Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është kontributi më i mirë që Shqipëria të ‘Ecë më Shpejt’”. Sipas Metës, “Rinia shqiptare është suksesi për një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë”.
“Ndryshimi do të ndodhë duke punuar të gjithë së bashku dhe LSI i mban premtimet. LRI është po kështu një shembull pozitiv për të gjithë politikën”, u shpreh kreu i LSI, gjatë aktivitetit të LRI në Jalë.

Ndërkaq, Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu tha se “përformanca e LSI gjatë kësaj periudhe ka qenë impresionuese”.
“Politika konstruktive baza e suksesit. Pershëndesim përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë. Të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh Arvizu në fjalën e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com