Starton “Dancing With the Stars”, ja prapaskenat

Starton “Dancing With the Stars”, ja prapaskenat
Spektakli ku yjet e fushave të ndryshme të ekranit provojnë veten e tyre në zhanrin e kërcimit “Dancing with the Stars”, ka nisur të enjten edicionin e tretë në ekranin e Vizion Plus. Ashtu siç ishte thënë edhe më parë në garë performuan 14 çifte. Veçantitë e ishin të shumta duke përfshirë këtu ndërtimin mjaft modern dhe të lartë teknologjik të skenës. Gjithashtu këtë vit prezantimi i konkurrentëve është kryer nga balerinët të cilët me anë të klipeve përkatëse krijuan një atmosferë edhe më elektrizuese. Vecantia e klipeve qëndronte tek efektet e shumta vizuale por të pandara nga skena, një ide e promovuar nga vet producentja Olta Dulaku. Interaktiviteti ndërmjet prezantuesve Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ishte një tjetër risi, pasi ata nuk qëndruan vetëm në skenat përkatëse por u ndërthurën me njëri-tjetrin. Përsa i përket Gold Room-it, ishte konceptuar me një ndërtim krejtësisht të ndryshëm nga dy sezonet e mëparshme duke u shfaqur më fin dhe elegant. Veshjet e prezantuesve, jurisë por edhe vetë kostumet e konkurrentëve ishin të zgjedhura me mjaft shije dhe elegancë. Edhe mënyra e dhënies së pikëve nga juria ishte e ndryshme, tashmë yjet nuk i merrnin ato duke qëndruar në Gold Room, por në skenë së bashku me jurinë. Këtë vit pjesë e saj ishte edhe Alfred Kaçinari i cili për shkak të emocioneve të puntatës së parë nuk ishte aq kritik sa pritej. Pas kërcimeve në disiplina të ndryshme si vals, cha cha cha, mambo etj u mbyll mbrëmja e parë e spektaklit. Pas uljes së siparit për shikuesit protagonistët e programit vazhduan të qëndrojnë së bashku duke festuar, bërë fotografi dhe shkëmbyer opinione midis tyre. Në këto foto duken qartë momentet e prapaskenave që nga rregullimi i grimit deri tek shplodhja dhe bisedat miqësore ndërmjet tyre.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri