Statistikat e SHKP për punësimin në gjashtë muajt e parë të 2014

Tiranë, 30 Qershor /ATSH-Z.Tosku/.- Duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për gjashtë muajt e parë të vitit 2014,  rezultuan gjithsej 15110 vende të lira pune të shpallura prej të cilave janë punësuar 6041 persona.
Sipas burimeve zyrtare, vetëm në muajt Janar-Shkurt në zyrat e shërbimit Kombëtar të punësimit u regjistruan gjithsej 14 398 punëkërkues  ndërkohë që u punësuan 1932 persona.
Sipas statistikave të shërbimit Kombëtar të Punësimit, punëkërkues të papunë të regjistruar pranë zyrave përkatëse të punësimit me numrin më të madh është qyteti i Tiranës me 11 792 persona, prej të cilave 1765 janë vënde të lira pune të shpallura, ndërsa 396 persona të punësuar në vetëm dy muajt e parë të këtij viti, pra muajin Janar dhe Shkurt. Duke iu referuar gjysmës së parë të vitit 2014, Kryeqyteti Tirana kryeson me 6325 vende të lira pune të shpallura prej së cilës 1385 janë vende të plotësuara pune dhe përfundon me rrethin e Dibrës me 203 vende të lira pune prej së cilës, 149 janë vende të plotësuara pune.
Sipas të dhënave të SHKP, mbas qytetit të Dibrës qyteti me numrin më të vogël të vendeve të lira të punës është Kukësi me 210 prej të cilave 214 janë të plotësuara. Qarku i Lezhës vijon me 296 vende të lira pune të shpallura prej të cilave 176 tashmë të plotësuara, qarku i Elbasanit me 335 vende të lira pune prej të cilëve jaë plotësuar veteëm 293 vende pune, vijon me Qarkun e Gjirokatrës me 313 vende të lira pune prej të cilave 137 janë të plotësuara, qyteti i Beratit me 459 vende të lira punë të shpallura, ndërkohë që 452 prej tyre janë vende punëtë plotësuara. Në këtë kuadër vazhdon dhe qyteti i Korçës me 1040 vende të lira pune prej të cilëve 445 janë të plotësuara, qyteti Shkodrës me 1041 vende të lira punenë deri në muajin qershor, prej të cilëve 286 janë vende të plotësuara pune.
Ndërkohë që qyteti i Vlorës rradhitet në një ndër qytetet që sipas SHKP rezulton të ketë 1150 vende të lira pune të shpallura prej të cilave 735 janë të plotësuara. Ndërsa Qarqet e Fierit dhe Durrësit kryesojnë me numrin mëtë madh të vendeve të punës, përkaësisht me 1280 vende të lira pune prej të cilave 761 janë vende punetë plotësuara dhe 2458 vende të lira pune prej të cilave 1007 vende pune të plotësuara për qytetin e Durrësit. Qarku i Fierit dhe Durrësit me numrin më të madh jo vetëm të të punësuarve por edhe të vendeve të lira të punës, vijonë gjithmonë pas Kryeqytetit, Tiranës. Pra, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit rezultuan gjithsej 15110 vende të lira pune të shpallura prej të cilave 6041 vende pune të plotësuara.
/f.n/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)