Statistikat/Thomas Strakosha 
në Itali më mirë se Buffon

Statistikat/Thomas Strakosha <br />në Itali më mirë se Buffon<br>
Portieri shqiptar i Lazio-s, Thomas Strakosha, është duke luajtur një rol të rëndësishëm në projektin e Simone Inzaghit, teksa është një nga futbollistët me më shumë minuta tek ekipi i Lazios.

Roli i portierit është mjaft delikat në këtë skuadër, pasi shpeshherë reagimet e tyre në situata të caktuara, mund të bëjnë edhe diferencën e ndeshjes. Pikërisht për një statistikë të tillë flet edhe ajo e “Opta-s”, e cila ka llogaritur pritjet vendimtare të portierëve në Serie A gjatë këtij sezoni. 

Sipas kësaj statistike, deri në javën e 28-të të kampionatit italian, Thomas Strakosha renditet në vendin e dytë, duke lënë pas vetes së tij portierë legjendarë, si Bufon të Juventusit apo Handanoviç të Interit.

Strakosha mban vendin e dytë me 3.1 pritje për ndeshje, natyrisht flitet për ndërhyrje që evitojnë gola të sigurt dhe jo për pritjet rutinë. Kryesimin e listës e ka marrë Alison i Romës, për të cilin interesohet shumë klube me emër në Itali. 

Një bast i fituar plotësisht nga klubi i Lazios dhe nga Igli Tare, sepse portieri 22-vjeçari është kthyer në një pikë referimi te bardhekaltrit, shumë pak gabime dhe një mori rastesh të rrezikshme të evituara, falë talentit dhe aftësive që disponon.

Vlerësimet nuk kanë munguar nga edhe mediat ndërkombëtare  dhe tani klube të mëdha europiane janë duke vëzhguar portierin e Kombëtares shqiptare.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament