JAPONI-Japonia ka vendosur të tërheqë ambsadorin e saj nga Koreja e Jugut për shkak të një statuje e cila përfaqëson skllavet e seksit. Një statujë e tillë mund të shkaktojë përplasje në vend.
Statuja u ndërtua në muajin dhjetor nga aktivistët para konsullatës japoneze në qytetin koreano-jugor Busan.
Prej kohësh, Koreja e Jugut kërkon dëmshpërblim për të ashtuquajturat “gratë e ngushëllimit”, të cilat u detyruan të punojnë në shtëpi publike të ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Japonia pretendon se statuja e vendosur në Busan shkel një marrëveshjen mes dy vendeve.
Statuja prej bronzi 1.5 metra e lartë paraqet një grua këmbëzbathur që qëndron ulur dhe është shndërruar në një simbol të padrejtësisë që pësuan gratë koreano-jugore.
Rreth 200 mijë gra që u detyruan të punojnë si prostituta për ushtrinë japoneze ishin nga Korea, por mes tyre kishte edhe nga Kina, Filipinet, Indonezia dhe Tajvani.
Kjo nuk është statuja e vetme e tillë në Korenë e Jugut, pasi mendohet se janë edhe 37 të tjera. Ndërsa në Australi statuja të tilla kanë shkaktuar përçarje mes grupeve të komunitetit korean dhe japonez.

(Statuja)
Redaksia Online
XH.K/e.mShqiptarja.com
/Shqiptarja.com