Statuja e Skënderbeut
Së shpejti edhe në Budapest

Statuja e Skënderbeut<br />Së shpejti edhe në Budapest
Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban.

Kryeministri i Hungarisë dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli diskutuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në nivele edhe më të larta.

Topalli ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, i cili ka konfirmuar lajmin e vendosjes së statujës së Gjergj Kastriot Skënderbeut në një nga sheshet kryesore të Budapestit.

Statuja e Skënderbeut do të vendoset në Budapest me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Hungarisë dhe Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg