Statusi, Berisha: Fyle serbofil, tre
ligjet ishin kurth i tij me Ramën

Statusi, Berisha: Fyle serbofil, tre<br />ligjet ishin kurth i tij me Ramën
TIRANE- Pak ditë nga ardhja në Tiranë e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ish-kryeministri Berisha e akuzon këtë të fundit si "serbofil dhe majtist të thekur. "
 
Ai shkon më tej duke deklaruar se Fyle së bashku me Edi Ramën kanë për qëllim të bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit. Madje kushti për miratimin e tre ligjeve ishte "një një kurth i diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit.” Berisha thotë se edhe në qershor "Përsëri rrezikojmë JO-në e trete."
 
“Personalisht kam qenë i dyzuar në vlerësimin tim ndaj kushtit të tre ligjeve. Nuk dua ta fsheh. Dhe tani, pasi e kam denoncuar haptas në samite të EPP por edhe në takime bilaterale me drejtues kryesorë të BE, dua t'i informoj shqiptarët se, ndonëse unë nuk besoj në teorinë konspirative, kushtin e tre ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, Komisioner i Zgjerimit, (një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur), për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Madje edhe sot mendoj se kjo mundësi nuk përjashtohet. Dyshimet e mia tek ky kurth nuk ishin pa baza. Kjo sepse, ky ishte një kusht që nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë, dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tre ligje.”- shkruan Berisha në analizën  me titull ”Edi Rama nuk ka interes integrimin, por vetëm pushtetin personal!” të postuar në facebook më 2 mars.
  
Berisha i bën një analizë të gjatë kritike dhe qëndrimeve të Fyles në lidhje me negociatat me nismën e Parlamentit Europian në maj të vitit 2010, në restorant "Krokodil" në Strasburg, pas bojkotit të në vjeshtën e vitit 2009 nga Edi Rama të Parlamentit shqiptar.

Apo takimi në zyrat e Brukselit në vjeshtën e vitit 2010,  para se të publikohej raporti i KE i  tetorit të vitit 2010 për Shqipërinë ku shkruhej se "Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar vullnet për të bërë kompromis me propozimet e PS për kapërcimin e ngërçit politik". Ky paragraf thotë Berisha nuk u fshi nga raporti megjithëse Barroso kërkoi që të bëhej një gjë e tillë.
 
“Me miratimin ose jo të Komisionerit të Zgjerimit, Edi Rama përdori këtë raport, krahas videos për Ilir Metën, për të organizuar puçin e 21 Janarit.”- argumenton më tej Berisha.
 
Berisha flet dhe për lidhje mes presidentit të Serbisë Nikoliç e Fyles, dhe lidhjet e ngushta të këtij të fundit me CEZ.    Madje thotë se “ Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ”
 
“Përveç këtyre, pas falimentimit të CEZ në Shqipëri, vendimit të qeverisë shqiptare për të marrë administrimin e sipërmarrjes, Komisioneri i Zgjerimit, i lidhur ngushtë me CEZ dhe në konflikt të hapur interesi, deklaroi se kjo ngjarje dëshmon për klimën jo të mirë të biznesit në Shqipëri. Kjo deklaratë, dëshmi e interesave komerciale të Komisionerit të Zgjerimit, ishte fund e krye e pavërtetë. Kompania e mirënjohur e energjisë CEZ, u largua nga Shqipëria, pasi ajo falimentoi plotësisht në menaxhimin e ndërmarrjes, rriti humbjet nga 28% në 54%, kreu akte të paimagjinueshme duke ndërprerë furnizimin me energji të ujësjellësave të qyteteve të mëdha, me qëllim destabilizimin e vendit, krijoi skema mashtrimi për të cilat ndiqet nga Prokuroria. Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja pse këto qëndrime të z. Fule ndaj Shqipërisë? Une nuk kam një përgjigje të saktë. Mundet që këto qëndrime të lidhen me majtizmin e tij të thekur, ndofta me serbofilinë e tij të zjarrtë, apo testamentin e gabuar të presidentit të nderuar Mazerick për shqiptarët, ose mundet nga shkaqe të tjera. Vetëm një gjë është e sigurtë, se ato nuk lidhen me qëndrimet gjithnjë miqësore të qeverisë çeke ndaj Shqipërisë.”


ANALIZA E PLOTE E BERISHES   "Edi Rama nuk ka interes integrimin, por vetëm pushtetin personal!" - Nga SALI BERISHA 


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës