Statusi,Berisha: Gati të takoj
Ramën por Fierin nuk e diskutoj

Statusi,Berisha: Gati të takoj<br />Ramën por Fierin nuk e diskutoj
TIRANE -  Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit procedural të vendosur nga KE për miratimin e 3 pr/ligjeve kusht për marrjen e statusit të vendimit kandidat në BE. Kryeministri Berisha pranon ftesën e Edi Ramës për t’u takuar por deklaron se ky takim mund të zhvillohet sot ose nesër pasdite pasi axhenda e tij nuk lejon një takim në orën 10:00. Ky ishte orari i propozuar pak më parë nga PS si përgjigje e kryeministrit i cili në mbledhjen e qeverisë e ftoi të takonte deri mesnatën e fundit.Berisha saktësoi se në tryezë nuk duhej të hidhej për diskutim çështja e Këshillit të Qarkut të Fierit.

BERISHA NE GRUPIN PD:TAKOHEMI POR JO PARADITE, S'ME LE AXHENDA

Ora 14: 10 “Gadishmërisë për të takuar zotin Rama dua të konfirmoj se jam i gatshëm në cdo kohë e vend të takohemi. Ka dhënë një përgjigje se ftojmë nesër në 10 dhe ana tjetër shprehet i gatshëm të pranojë sugjerimet. Më duhet njerëzisht të them të takohemi sot ose nesër pasdite, pasi axhenda ime është jashtë mundësive të mia për ta modifiuar. Kam mundësi sot pasdite ose nesër pasdite në çdo orë e në çdo kohë. Shqiptarët e mirëpresin shumë një tryezë por larg një tryeze bllokuese”- tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua në orën 13:00.

Lidhur me vendin e takimit që PS përcaktoi hotel Sheraton Berisha tha se ishte i gatshëm ta takonte në mjediset e Parlamentit në çdo format. Ai vetë do të merrte si bashkëpunëtor Patozin, ndërsa Rama ishte i lirë të merrte cilin bashkëpunëtor të donte. “Jam gati të takoj Ramën në mjediset e këtij parlamenti. Në çdo format. Do marr një apo dy bashkëpunëtorë ai të më marrë kë të dojë. Unë jam me zotin Patozi. Ai le të vijë me kë të dojë. Do të diskutoj edhe me aleatët e mi.” Kryeministri kërkoi të specifikonte se në tryezë do të diskutohej për 3 pr/ligjet.
“I vetmi problem është që kur të takohemi duhet të dimë, dhe jam i hapur për tu takuar për 3 ligjet. Bëj këtë specifikim, sepse nëse thuhet edhe Fieri, unë nuk mund të bie dakord, sepse këto 3 ligje janë kërkuar nga KE për të votuar. Unë shkoj në këtë takim i hapur për të dëgjuar Ramën për çdo propozim, sugjerim për këto 3 ligje. Por duhet të jemi realë. Do kërkoj që bashkëpunëtorët e mi të ulen të qartësojnë axhendën dhe nëse jemi dakord të ulemi të diskutojmë për 3 ligjet, sepse sinjalet e para nuk mund t ‘i marr përbazë. Që sot në çdo orë pas kësaj mbledhje deri në 24:00 unë jam i gatshëm. Mirë të ishte që të mblidheshim sot nesër të mblidhnim parlamentin. Që deri në ora 18:00 këto ligje të mirëpritura nga KE të votoheshin.

Shqiptarët e mirëpresin shumë një tryezë por larg një tryeze bllokuese. Jam gatit ë takoh Ramën në mjediset e këtij parlamenti. Në çdo format. Do marr një apo dy bashkëpunëtorë ai të më marrë kë të dojë. Unë jam me zotin Patozi. Ai le të vijë me kë të dojë. Do të diskutoj edhe me aleatët e mi. I vetmi problem është që kur të takohemi duhet të dimë, dhe jam i hapur për tu takuar për 3 ligjet. Bëj këtë specifikim, sepse nëse thuhet edhe Fieri, unë nuk mund të bie dakord, sepse këto 3 ligje janë kërkuar nga KE për të votuar. Unë shkoj në këtë takim i hapur për të dëgjuar Ramën për çdo propozim, sugjerim për këto 3 ligje. Por duhet të jemi eralaë. Do kërkoj që bashklëopunëtorët e mi të ulen të qartësojnë axhendën dhe nëse jemi dakord të ulemi të diskutojmë për 3 ligjet, sepse sinjalet e para nuk mund t ‘i marr përbazë. Që sot në cdo orë pas kësaj mbledhje deri ën 24:00 unë jam i gatshëm. Mirë të ishte që të mblidheshim sot nesër të mblidhnim, p[rlamentit. Që deri në ora 18:00 këto ligje të mirëpritura nga KE të votoheshin.”- tha Berisha.

RAMA: TAKOHEMI NESER NE 10:00 NE SHERATON

Ora 12: 20 Pas tre apelesh kreu i opozitës cakton dhe orën dhe vendin ku mund të zhvillohet tryeza në praninë e të gjitha partive parlamentare.
“Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë thirrjesh televizive të kryeministrit - ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin” -kryesocialisti Edi Rama fton publikisht për takim qysh nesër kryetarin e Partisë Demokratike. “- thuhet në njoftimin për shtyp të selisë rozë.

Takimi është propozuar të zhvillohet nesër paradite në orën 10.00 në mjediset e Hotel Sheratonit, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare. Po ashtu, Edi Rama propozon që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, ”për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit. “ thuhet në njoftim duke shtuar se “kryetari i Partisë Socialiste mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit.”

Në pritje të reagimit të kryetarit të Partisë Demokratike, kryesocialisti Edi Rama uron që tryeza e kërkuar prej kohësh prej tij përmes tre apelesh publikë, të realizohet më në fund për të gjetur me dialog e mirëkuptim daljen nga situata e krijuar.

Në njoftimin për shtyp nuk përmendet çështja e Fierit por burime nga PS bëjnë të ditur se zgjidhja e cështjes së Këshillit të Qarkut Fier do të vazhdojë të mbetet kusht.

BERISHA NE MBLEDHJE QEVERIE: HAJDE TE TAKOHEMI SOT

Ora 11:00 Kryeministri Berisha nga mbledhja e qeverisë e ftoi Ramën të takohen sot, brenda orës 24:00 për të diskutuar dhe më pas votuar pr/ligjet e kërkuara nga KE, ndërsa në lidhje me çështjen e Fierit të pranonte ofertën e tij për mocion besimi për çdo këshilltar. Kryeministri e cilësoi si "opsionin më të ndershëm" .

BERISHA NE KM: PER FIERIN PRANO MOCIONIN
Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka thkesuar se nuk ndërtohet historia me bllokime, duke iu akuzuar për të disatën herë opozitën se po bllokon integrimin e vendit me qarkun e Fierit.

" Uroj që këto pak orë që kanë mbetur të ndryshojnë mendjen dhe qëndrimin e zotit Rama. I bëj apel zotit Rama për një akt përgjegjësie të lartë të frymëzuar nga përpjekjet e shqiptarëve që sollën këtë vend në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si një vend dhe komb i lirë, të takohemi në çdo kohë dhe kudo që të dëshirojë për të diskutuar për 3 ligjet që kërkon Komisioni Europian për rekomandimin final për statusin kandidat. Deri në orën 24 të kësaj dite të takohemi të vendosim çdo propozim, çdo amandament të lidhur me ligjet që duhet t'i votojmë në parlament", u shpreh Berisha.

Më tej Kryeministri ka ftuar Ramën të mbajë premtimin që sipas tij ka bërë vjeshtën e kaluar, që grupi i tij parlamentar do të votojë të gjitha ligjet që kërkon marrja e statusit të vendit kandidat.

"Nuk ndërtohet historia me bllokime, as me inate, nuk mbrohen interesat e rëndësishme personale dhe ato kombëtare duke bllokuar votimin e 3 ligjeve se kështu nuk mund të luftosh kundërshtarin. E ftoj zotin Rama të mbajë premtimin e tij në vjeshtën e kaluar se ai dhe grupi i tij do të votojë të gjitha reformat që kërkon integrimi europian, pasi në të vërtete këto 3 ligje kërkohen nga KiE si një dëshmi e vullnetit të forcave politike për integrimin e vendit", tha më tej Berisha.

Duke folur për problemin e qarkut të Fierit, Berisha tha se Rama nuk ka ofruar zgjidhje konkrete përveç vendimeve të gjykatave, kurse mazhoranca paraqet opsionin e mocionit për çdo këshilltar.

“Përsa i përket qarkut të Fierit, Rama nuk ka ofruar zgjidhje konkrete, përveç referimit të vendimeve të gjykatave, të cilat kanë lënë kryetar qarku ekzituesin derisa të thellohet çështja. Mazhoranca paraqet një opsion të ndershëm, mocione për çdo këshilltar, siç bëri Rama në Ndërmenas e Fier Shegan. Rama kërkon t’i referohemi vendimit të gjykatave, bën çdo gjë për të shmangur gjykimin në themel”, deklaroi Berisha

Duke theksuar rëndësinë që ka integrimi i vendit për të gjithë shqiptarët, Berisha theksoi se nëse në Fier dhë në Shqipëri do të bëhej një referendum 80 % e popullsisë do të votonte për integrimin pasi ëhstë një interes më madhor.

“Në qoftë se në Fier dhe në Shqipëri do bëhej një refendum për këto ligje kam bindjen më të thellë se 80 % do votonin për hir të integrimit, pasi interesi më madhor është procesi i integrimit. Statusi do të thotë çlirimi i fondeve të mëdha për Shqipërinë, hapje dyersh për vendit, për projekte të mëdha që tejkalojnë shumë herë fondet e deritanishme”, theksoi Berisha
 
Komisioni Europian ka caktuar datën 20 nëntor si afat i fundit procedural për miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, të Nëpunësit Civil dhe Rregulloren e re të Parlamentit. Pas 20 nëntorit KE do të nisë përgatitjen e raportit për Shqipërinë që do ti dorëzohet këshillit të ministrave të Bashkimit Europian në dhjetor.

Redaksia online

(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë