BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle do të qëndrojë sot në Tiranë për tryezën e parashikuar të dialogut të nivelit të lartë që shqyrton prioritetet kyçe të mbetura në kuadër të çeljes së negociatave me BE-në.
Sot pritet që Komisioni Europian t’u rekomandojë shteteve anëtare dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Raporti që do të shpallet sot përmbledh arritjet e vendit në fushën e sundimit të ligjit, krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në 6 muajt e fundit, duke përsëritur në mënyrë më të qartë rekomandimin e Tetorit se vendi përmbush kushtet e nevojshme për dhënien e statusit kandidat.
Komisioni Europian nuk ka zbuluar ende detajet e raportit, por mësohet se ai pritet të jetë pozitiv.
Gjatë vizitës në Tiranë Komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Füle do të takohet me personalitetet kryesore në vend si dhe do të mbaj një konferencë.
Në bazë të këtij vlerësimi nga Komisioni, pas shqyrtimit nga përfaqësuesit e vendeve anëtare që mbulojnë Ballkanin, ministrat europianë vendosin në mbledhjen e 23 Qershorit në Luksemburg mbi kandidaturën e Shqipërisë dhe ky vendim i kalon për konfirmim samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive në fund të muajit, në datat 26 dhe 27 qershor.
Ndërkohë një ditë para vizitës në Tiranë, nga Viena ku merrte pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor, Fyle tha se “dera evropiane mbetet e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor . Ne të gjithë pajtohemi se kjo është mënyra e vetme për të siguruar stabilitetin dhe paqen në këtë rajon të Evropës rrënuar nga konflikti për një kohë të gjatë . Kushtet për të kaluar pragun janë të qarta .Ajo tani është në dorë të udhëheqësve politikë dhe të zbatojë reformat e nevojshme , jo për të mirën e Evropës , por për të mirën e të gjithë qytetarëve”.
Stano për “A1 Report”: Raporti i KE nuk shtyhet, vlerësohen reformat
Raporti i shteteve anëtare të BE ku do të bëhet përmbledhja e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të plotësuar 5 prioritetet e vëna si kusht për marrjen e statusit, nuk do të shtyhet. Komisioni Evropian që do të vlerësojë ecurinë e reformave dhe punës së bërë në Shqipëri, do të nisë vlerësimin në 4 qershor, kur dhe eurokomisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle do të mbërrijë në Tiranë për tryezën e tretë të nivelit të lartë Shqipëri-BE.
Kjo është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, i cili i kontaktuar nga “A1 Report”, ka pohuar se ky do të jetë një raport që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Komisionit Evropian, për të bërë përgatitjen e një përmbledhje të përpjekjeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës në gjyqësor.
Pra nuk ka vonesë, as shtyrje, ky raport do t’u shërbejë shteteve anëtare si bazë për diskutimin e tyre në samit (Këshilli Evropian) në fund të këtij muaji, kur është planifikuar edhe vendimi për statusin kandidat.
Vendimi përfundimtar për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë do të merret më 23 Qershor nga samiti i Parlamentit Evropian. Në progres-raportin e tetorit të vitit 2013, Komisioni Evropian vlerësoi me nota pozitive progresin e bërë nga vendi ynë. Në veçanti u vlerësuan zgjedhjet e qershorit si dhe lufta ndaj krimit të organizuar, por u shtua se duhet bërë akoma progres në këtë drejtim.
“Mbajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit, që rezultuan në fitoren e qartë të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Socialiste, u vlerësua në mënyrë pozitive nga misioni vëzhgues ndërkombëtar. Më pas ish- kryeministri pranoi humbjen, duke hapur rrugën për një ndryshim të qetë të qeverisë. Në përgjithësi, zgjedhjet shënuan progres të prekshëm në lidhje me praktikat e mëparshme, duke plotësuar në këtë mënyrë prioritetet kyçe për mbajtjen e zgjedhjeve” thuhej në raportin e tetorit.
Ndërkohë u evidentua korrupsioni sërish si një problem madhor ku nuk vihej re ndonjë rast hetimi për këtë çështje.
RAPORTUESIT E ASAMBLESE PARLAMENTARE TE KE, NE TIRANE
Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pritet të vijnë në Tiranë në datat 2 dhe 3 qershor për të monitoruar përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për të merituar statusin kandidat në BE.
Diskutimet do të përqëndrohen kryesisht në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet e fundit politike mbi respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë. Kjo e fundit do të diskutohet në sesionin e parë të vjeshtës.
Bashkëraporterët do të takohen në Tiranë me përfaqësuesit më të lartë: Presidentin e Republikës, Kryetarin e Pralamentit, Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë. Ndërkohë, bëhet e ditur deri tani se nuk do të ketë bisedime me kreun e Partisë Demokratike, përfaqsues të autoriteteve gjyqësore, Avokatin e Popullit apo përfaqsues të organizatave ndërkombëtare.
NE TETOR, RAPORT PROGRESI ME NOTA POZITIVE
Në progres-raportin e tetorit të vitit 2013, Komisioni Evropian vlerësoi me nota pozitive progresin e bërë nga vendi ynë. Në veçanti u vlerësuan zgjedhjet e qershorit si dhe lufta ndaj krimit të organizuar, por u shtua se duhet bërë akoma progres në këtë drejtim. Ndërkohë u evidentua korrupsioni sërish si një problem madhor ku nuk vihej re ndonjë rast hetimi për këtë çështje si dhe iu kërkua qeverisë së re të përqëndrohej menjëherë në forcimin e planifikimit strategjik dhe buxhetimit dhe në përmirësimin koordinimit në nivel lokal dhe qendror.
“Jam i impresionuar nga mënyra se si qeveria e re po prioritizon përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe po kështu i impresionuar nga rezultatet e arritura në muajt e fundit që kur ka marrë detyrën, çka konfirmojnë trendin pozitiv të vendosur gjatë këtij viti” pati deklaruar komisioneri europian i Zgjerimit, Stefan Fule gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian.
Megjithatë pavarësisht vlerësimit pozitiv të raportit të KE-së, liderët e BE-së vendosën për një shtyrje të vendimit të statusit për në qershor ku u kërkua nga Shqipëria më shumë punë në luftën ndaj korrupsionit si dhe forcimin e shtetit ligjor. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ishin të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ku pesë shtete anëtare të BE-së, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka kërkuan që të shtyhej vendimi për marrjen e statusit nga Shqipëria. Të pestë këto vende në takimet me zyrtarë të Shqipërisë, janë shprehur pozitivë duke shprehur shpesh herë se vendi ynë e meriton statusin e vendit kandidat.
Megjithatë statusi kandidat nuk do të thotë anëtarësim, pasi ky vendim do të pasohet nga vite të tëra negociatash të vështira.
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO