E përditshmja greke, Kathimerini, në një shkrim editorial të gazetarit Stavros Ximas, thekson se Greqia e do Shqipërinë në BE dhe po përpiqet që ta ndihmojë atë.
Por gazetari shkruan se udhëheqja politike në Shqipëri është e pabesë si akrepi në këtë fabulë.
“Akrepi i kërkoi bretkosës që ta kalonte në bregun tjetër të liqenit, se nuk dinte not. Bretkosa dyshuese i kërkoi t’i premtojë që nuk do ta helmonte pasi të kalonte liqenin, dhe akrepi e siguroi për këtë. Por në mes të udhëtimit, akrepi e goditi në shpinë me helm dhe bretkosa e frikësuar i tha: “Çfarë bëre, tani do të mbytemi të dy”!? Akrepi iu përgjigj: “E di, por nuk mundem ndryshe. Është në natyrën time”.
Kështu, teksa Greqia lufton gjatë kryesimit të BE për të mbajtur në supet e saj Shqipërinë, gjatë rrugës së vështirë drejt Brukselit, liderët shqiptarë nuk e humbasin shansin për të hedhur helmin.
Pak ditë më parë, papritur dhe për arsye të rivalitetit politik të brendshëm, për shkak të akuzave të opozitës mbi përfshirjen e qeverisë në trafikimin e drogës, ministri i Jashtëm Bushati urdhëroi hetimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 për kufijtë detarë me Greqinë. Fajësoi ish- ministrin e Jashtëm se nuk ka mbrojtur interesat kombëtare, gjatë caktimit të zonave detare me Greqinë, pra i dha armikut territore duke tradhtuar,” shkruan gazetari.
“Kanë të drejtë ata në Bruksel, që nuk i pranojnë fqinjët tanë të mirë në banesën e madhe evropiane, duke iu atribuar atyre dygjuhësinë dhe “djallëzitë e Ballkanit?” mbyllet editoriali./Tema/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com