TIRANË –  Një muaj para se në vendoset për statusin kandidat të Shqipërisë, Ambasadori gjerman  Hellmut Hofmann i ka dhënë sot një këshillë politikanëve shqiptarë:

 “Ajo çka nuk duhej të bëni në këto momente, është që mos të flisni së tepërti, dhe mos e ekzagjeroni duke folur në  mënyrë populiste për Evropën dhe BE.

Pikërisht ky është momenti , ku më të vendosur se kurrë duhet të jeni në mbështetje  dhe të deklaroheni pro Evropës,” theksoi ai gjatë ceremonisë së inagurimit të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani.

“Në Bruksel  pas katër javësh do të merret një vendim i rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, dhe dëshiroj të them se nëse Shqipëria vazhdon të ndjek në mënyrë konsekuente  kursin e reformave, unë jam optimist,”- përfundoi Hofman.
hofman
(Ngqa ceremonia e inagurimit të grupit parlamentar Shqipëri-Gjermani sot)

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)