TIRANE - Një nga ligjet që ishte i përfshirë në paketën e 3 ligjeve të integrimit, ndryshimet në statusin e deputetit hyn në fuqi më 24 qershor, një ditë pas datës së zgjedhjeve.
Sipas këtyre ndryshimeve, deputeti i jepen një sërë të drejtash që më parë i kishte të kufizuara apo nuk i gëzonte. Kështu, ai mund të marr pjesë në një mbledhje qeverie edhe pa u ftuar nga kjo e fundit, në rast se bëhet fjalë pë një vendim që prek zonën e tij elektorale.
Ai ka të drejtë të kërkojë shpjegime nga institucionet përkatëse lidhur me një çështje. Por tashmë në rast mosrespektimi të afatit 15 ditor të kthimt të përgjigjes nuk njoftohet vetëm kabineti i kryeminsitrit për të nxjerr përgjegjësitë, por dhe organet përkatëse ku u është drejtuar kërkesa.
Ndërkohë që ky ligj si dhe ai për administratën gjyqësore, ligji për nëpunësin civil si dhe ai për rregulloren e Parlamentit u miratuan në 30 maj, ditë kjo që do të mbahet mend përsa i përket arritjes së një konsensusi të munguar mes palëve dhe për më shumë se 1 vit apel nga kryetarja e Parlamentit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com