Kuvendi e rrëzoi këtë ligj me 70 vota kundër, 4 abstenime dhe 9 pro.
Në një reagim të sotmin në Facebook, deputeti Spahiu, ka akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama për një gjë të tillë, duke thënë se në Shqipëri nuk ka Palament, por vetëm Parti-Shtet si dikur.
Reagimi i plotë i Spahiut
Dje, nuk ishte parlamenti që rrëzoi Statusin e Minatorit, ishte Kryeminstri i këtij vëndi që e rrëzoi atë.
Në Shqipëri nuk ka deputetë që përfaqësojnë shumicë por daputetë listash, që zbatojmë thjesht urdhërat e Kryetarit që i rreshton në To.
Në Shqipëri nuk ka Parlament por një Parti-Shtet që drejton si dikur.
Edhe sot, minatorërët e Bulqizës, por dhe të gjithë vendit, i drejtohen galerive pa Status,
pa mbrojtje për jetën,
pa mbrojtje për shëndetin,
pa një pension minimal dinjitoz,
pa një pagë minimale që i takon punës së rëndë që ata bëjnë...
s.k.Shqiptarja.com











