Statusi i minatorit, Sindikatat-
LSI-së: Vodhe kauzën, tallje

Statusi i minatorit, Sindikatat-<br />LSI-së: Vodhe kauzën, tallje
Projektligji i LSI për statusin e minatorit është kauzë e vjedhur vetëm për politike ditore dhe nuk ka synim miratimin e tij, pasi nëse do e kishte një synim të tillë ishte 8 vite në pushtet dhe i kishte të gjitha mundësitë për ta realizuar.

Qëndrimi është mbajtur nga Konfederata së Sindikatave qe drejtohet nga Kolë Nikolla, që përmes një statusi në “Facebook” hedh dyshime të forta së qëndrimi i LSI është vetëm për përfitime politike. KSSH e konsideron këtë lëvizje të LSI një llogari të pastër për përftime politike, duke shtuar se drejtues të kësaj force politike janë aksionerë në minierën e Bulqizës. 

Postimi i plotë:
Përmes medias, Lëvizja Socialiste për Integrim, që pretendon se është në opozitë njoftoi se ka gati një projektligj për statusin e minatorit.
I përgëzoj për nismën pavarësisht dyshimit se gjithçka është një llogari e pastër për përfitime politike, teksa kujtoj se drejtues të kësaj force politike në dijeninë time janë aksionerë në minierat e Bulqizës.
Konfederata e Sindikatave prej kohësh I bën apel qeverisë për miratimin e statusit të minatorit, teksa kujtojmë së në daljen e fundit për media paralajmërova qeverinë Rama me protesta nëse statusi i minatorit nuk miratohet.
Si për çudi pas lëvizjes së Konfederatës së Sindikatave për miratimin e statusit të minatorit del në skenë LSI, që kujton papritur së është në opozitë, ndonëse në zyrat e shtetit dhe tepsinë e administratës janë kudo punonjësit e saj.
Ku ishte Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë këtyre viteve kur e kishte mundësitë ta çonte këtë projektligj në parlament dhe ta miratonte.
Statusi i minatorit s’mund të përdoret për qëllime politike pasi kjo është tallje për minatorët, këta njerëz që aq shumë i dhanë ekonomisë shqiptare.
Në tetë vite pushtet LSI-nuk u kujtua asnjëherë për minatorët, por ama u kujtua për minierat ku njerëzit saj rezultojnë aksionerë në shumë miniera të vendit, kur fatkeqësisht nuk kanë munguar aksidentet më pasoja në jetë njerëzish.
LSI njihet si partia që punën e ofron në këmbim të votës ndaj është çudi që kjo forcë politike ndërmerr nisma në ndihmë të punëtorëve.
LSI të mbajë pozicionin vet si partia që të gjen një vend punë në këmbim të votës dhe të mos etiketohet si partia që vjedh idenë.
Është e rëndë të luash më statusin minatorit, pasi djersa e tyre nuk ka të paguar.

 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin