LONDËR - Veç Hollandës edhe Britania e Madhe shpreh hapur qëndrimin e saj kundër për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Në një konferencë për mediat pas përfundimit të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, kryeministri britanik Devid Kameron e bëri të qartë se Londra është kundër këtij vendimi pasi gjykon se Shqipëria duhet të bëjë ende hapa përpara, duke nënkuptuar edhe refuzimin britanik në qershor.
Zoti kryeministër do të doja të dija se cili është qëndrimi juaj që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Parlamenti hollandez përshembull ka votuar kundër propozimit të KE-së. A do ta mbështesë Britania e Madhe, Shqipërinë si nje vend kandidat?
Pikë se pari për Shqipërië, aktualisht ne nuk e mbështesim vendimin për të marrë statusin kandidat. Duhet ta keni parasysh se në BE ka shumë hapa përpara se të bëhesh vend anëtar. Unë e kam takuar kryeministrin e Shqipërisë i cili po bën mjaft përpjekje për të bërë reforma në vendin e tij por mendoj se ka ende hapa të tjerë që duhen ndërmarrë përpara se të merret vendimi për statusin kandidat.
Mendoj se duhet ti përdorim këto hapa për të inkurajuar vendet aspirante që të zbatojnë masat kundër korrupsionit, krimit të organizuar, masa në favor të praktikave të drejta ligjore dhe sundimin e ligjit. Siç e thashë, kjo është një mundësi, pra procesi i anëtaresimit në BE mund të jetë një politikë shumë e mirë zhvillimi dhe duhet të sigurohemi që kjo të aplikohet edhe në rastin e Shqipërisë.
Unë mbetem në favor të zgjerimit të BE-së që ka qenë një politikë e suksesshme por ndërsa shohim drejt të ardhmes, qartësisht nuk dua që të përsërisim lëvizjet e mëdha të popullsise që kemi pare në të kaluarën. Ndaj duhet të mësojmë nga leksionet e historisë.
Britania e Madhe ka qenë më parë një nga përkrahësit më të fortë të zgjerimit të BE-së, veçanërisht në Evropën Lindore. Por sipas kryeministrit britanik, duhen evituar të përsëriten gabimet e së kaluarës që janë bërë me vende të tjera gjatë procesit të zgjerimit.
Vetëm 4 ditë më parë, në 17 dhjetor ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të shtyjnë për në qershor vendimin për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat duke vënë theksin tek funksionimi I shtetit të së drejtës dhe dialogu politik mazhorancë-opozitë megjithëse vlerësuan progresin e deritanishëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com