Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nuk hodhi për votim pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, një nga 3 pr/ligjet e kërkuara nga KE për marrjen e statusit të BE, pasi nuk ishin votat e opozitës. Në seancë ministri i Bujqësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetit të PS-së Erion Braçe në lidhje me shqetësimet që kanë prodhuesit e ullirit, pasi ka më shumë shpenzime sesa fitime dhe shteti nuk rimburson as 6 % e TVSH-së.
NUK HIDHEN NE VOTIM TRE PR/LIGJET
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nuk hodhi për votim pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, një nga 3 pr/ligjet e kërkuara nga KE për marrjen e statusit të BE, pasi nuk ishin votat e opozitës. “Zoti Xhafa të gjithë presim këtë. A të hedhim në votim pr/ligjin për Gjykatën e Lartë . Jeni dakord? Ndërsa në sallë dëgjohen zërat e deputetëve të opozitës që kundërshtojnë Topalli përgjigjet “Është përgjejgjësi e madhe. Ju qofshi”
Kuvendi nisi punimet duke pasur në kalendar 3 pr/ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. "Pr/ligjet "Për nëpunësin civil", pr/ligji "Për Gjykatën e Lartë" dhe reforma parlamentare do të vazhdojnë të jenë në kalendarin e punimeve të parlamentit.
REPLIKA BRAÇE-RULI PER PRODHIMIN E ULLIRIT
Ora 12:00 Deputeti i PS-së Erion Braçë i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Bujqësisë Genc Ruli në lidhje me shqetësimet që kanë prodhuesit e ullirit, pasi ka më shumë shpenzime sesa fitime dhe shteti nuk rimburson as 6 % e TVSH-së. Këto probleme të ngritura nga Braçe, Ruli i mohon duke thënë që në Berat janë rritur të ardhurat në 12-15 milionë dhe shteti ka subvencionuar 70 % të të mbjellave të ullirit.
Në replikën pas përgjigjeve të Rulit, deputeti socialist e akuzon se ato që thotë nuk janë të vërteta dhe në Berat mund të ketë shkuar vetëm i maskuar me paruke qengji.
Ruli: Shqetësimt që patët për kultivarët, dua t’ju them se ne financojmë me përparësi kultivarët e vendit dhe kultivarët grek dhe italian janë kultivarë të nivelit të lartë. Skema jonë financon 70 % kultivarët e vendit dhe 30 % të huaj dhe janë studiuar në cilat zona ata kultivojnë. Sa i përket situatës së mbiprodhimit ne nuk kemi një situatë të tillë, këmi një prodhim të madh. Ngaqë s’do ta pranosh devijon dhe si ekonomist që je thua po kalbet duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Unë them që kultivarët kanë fitime të pallogaritshme. Në Berat minimumi i të ardhurave është 12-15 milionë euro. Ku janë ata biznesmene që i nxjerr në tv? Për realitetin di të flas që unë kam qenë disa herë në Berat vetëm këtë vit. Për Beratin do të thoja që ke vërtet zhvillim në vijimësi, që nga viti ‘90 deri më sot janë dyfishuar rrënjët e ullit. 70 % e mbjedhjeve janë subvencionuar nga shteti. 30 tonë/orë është kapaciteti i prodhimit vetëm në Berat. Nuk e di a ke qenë tek fabrika e vajit, pasi me ritmin që kanë brenda 3 ditëve e përfundojnë prodhimin e vajin se punojnë me 3 turne. Sa i përket ullirit të tavolinës që nuk bëhet vaj, subjekete i kanë kapacitete, por fshatarët e ruajnë dhe e përpunojnë vetë për të dalë në treg në sezonin mbas janarit. Përsa i përket shqetësimin që ke ngritur në lidhje me çmimet, të them që i ke pasur në nivelet më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të çmimi këto ditë, kategoria e parë dhe ekstra shitet nga 800 deri ne 1500 lekë për kg. S’ke blerë asnjë kile ulli në Berat. Situata ekziton virtualisht në mendien tënde.
Braçe: Meqë e vendosët veten në Berat, shpresoj shumë që të kesh hyrë në Berat me paruke qengji. Çmimet që sapo referuat nuk janë realiste. Sot që po flasim një kilogram ulli në Berat shitet 300 lekë të vjetër. Ulli ekstra që t’i flet dhe ha çdo drekë shitet me 500 lekë kilja. Kur fola për dëm ekonomik e kam nga shpenzimet për ulli, që nga punimi tek krasitja, tek spërkatja, po çmimet e pesticideve. Fshatarët vazhdojnë të lënë 1/4 e fitimit vetëm me shpenzimet e prodhimit. Të gjithë këta njerëz nuk mund ta shesin mundin për 300 lekë të vjetër. Ai që thua t’i që shitet hiqet nga pema, merret futet në një enë dhe atje futet me kripë që t’i ta shijosh, por dhe këtë ka koston e enës plastike që ju e keni ngritur. Një bidon që kushtonte 20 mijë ka vajtur 37 mijë lekë. Dëmi më i madh është i prodhuesit, por edhe tek grumbulluesit nuk ka më interes. Nuk i rimbursoni 6 % e TVSH që duhet ta bëni fshatarit. Keni një vit pa paguar asnjë rimbursim të TVSH-së dhe keni plot 80 milionë euro pa paguar për grumbulluesit. Po të vimë tek vaji, në 1kg ulli prodhohet 100 gram vaj, pasi nuk e ka fazën për t’u vlejë, dhe po bëhet ulliri i tavolinë për vaj. Çmimi i vajit nuk mund të justifikojë as shpenzimet. Ai që po bëhet vaj në Berat është vaji i tavolinës. (Braçe flet por mikrofoni i është hequr se i mbaroj koha)
TOPALLI NGATERRON EMRIN E AURON TARES, E BEN ARJON
Ora 11: 30 Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ngatërroi emrin e deputetit më të ri të Partisë Socialiste Auron Tare. Në momentin kur iu drejtua deputetëve nëse ishin dakord për emërimin e Tares si anëtar i komisionit të ligjeve, e ngatërroi emrin dhe i tha Arjon Tare. Më pas iu drejtua ndihmëseve të saj duke e pyetur: Si e ka emrin? Deputetët ishin dakord me emërimin e zotit Tare në postin e anëtarit të komisionit të ligjeve.
Ndërkohë që Gazmend Oketa, është larguar nga posti i anëtarit të komisionit të sigurisë, në vend të tij është vendosur Bedri Hoxha i PD-së
Kryetarja e Kuvendit tha se do të ketë një axhendë të ngjeshur për deputetët për shqyrtimin e pr/buxhetit 2013.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com