Rreth 49.1 % e shqiptarëve i janë përgjigjur “Po” mundësisë së marrjes së statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor, ndërsa 28.3 % i janë përgjigjur “Jo”. Këto janë rezultatet e publikuara ditën e sotme nga studimi i Instituti për Studime Ndërkombëtare (AIIS) me temë “Perspektiva Europiane e Shqipërisë: Perceptime dhe realitete 2014″.
Të anketuarit bëjnë përgjegjëse qeverinë shqiptare për mosdhënien e statusit të vendit kandidat në dhjetor 2013, rreth 37.6 % e tyre; ndërsa 29.8% “fajësojnë” partitë politike dhe 13.7% të gjitha qeveritë e BE-së.
Nisur nga këto rezultate dhe në krahasim me qëndrimet e kaluara të qytetarëve shqiptarë, vihet re një rënie e mbështetjes së tyre në rrugën për t’u bërë pjesë e Europës, pasi në vitin 2013, sipas këtij studimi kjo mbështetje ishte në 85%, ndërsa në 2014 është 77%.
Studimi i AIIS mat perceptimin dhe perspektivat e individëve në çështje kyçe të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë, ku ndër më të rëndësishmet janë: nëse do ta marrë më në fund Shqipëria statusin kandidat këtë qershor; a do të ishte i drejtë vendimi i Këshillit Europian në Dhjetor 2013; a ka rënë mbështetja për integrimin në BE; sa optimistë janë shqiptarët lidhur me të ardhmen e tyre europiane, etj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com