Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e kësaj Partie Laura Vorpsi tha se Rama ka kryer një “akt hakmarrës ndaj ëndrrës evropiane të qytetarëve shqiptarë.”
“Me bllokimin e ligjeve që kërkohen për marrjen nga Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat, Edi Rama dhe neobllokemenët në krye të Partisë Socialiste, përsërisin pas 22 vjetësh qëndrimin e Spiro Kolekës, dajës famëkeq të Edi Ramës që bëri thirrje për bllokimin me dhunë të pluralizmit në Shqipëri. Duke mos lejuar deputetët e tij për të votuar tre ligjet që kërkohen për statusin e vendit kandidat, Edi Rama firmos për këtë Vit të Ri, për të gjithë shqiptarët kartolinën e ndëshkimit të ëndrrës së tyre më të bukur, atë të integrimit në Bashkimin Europian”, tha Vorpsi.
Sipas saj, “kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat, ngre para të sëmurëve shqiptarë murin e bllokimit, të mundësisë së kurimit të tyre në qendrat dhe spitalet mëdha shëndetësore të këtyre vendeve me tarifa plotësisht të përballueshme nëpërmjet sigurimeve shëndetësore.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)