TIRANE- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë rënë dakord sa i takon përfshirjes në kalendarin 3 javor të një seance të posaçme jashtë rradhe për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga KE.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga zyra e medias pranë Parlamentit informohet se kryetarja e Parlamentit kishte bërë këtë propozim në Konferencën e Kryetarëve, por kjo nuk është pranuar nga socialistët.
“Kryetarja e Kuvendit përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian, duke i kërkuar të përfshijnë në kalendar seancë të posaçme, jashtë rradhe për miratimin e tre ligjeve të kërkuara. Por anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan.”- thuhet në njoftimin për shtyp, ku saktësohet se gjithsesi “Tre projektligjet që kërkohen nga Brukseli do vazhdojnë të jenë pjesë e Kalendarit të Punimeve të Kuvendit. “
MIRATOHET KALENDARI TRE JAVOR
Konferenca e kryetarëve e cila u mblodh sot shqyrtoi dhe diskutoi draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 26 nëntor-14 dhjetor 2012. Të pranishëm në Konferencën e Kryetarëve ishin nënkryetarët e Kuvendit, përfaqësues të grupeve parlamentare si dhe Kryetarë të Komisioneve Parlamentare të Përhershme në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas diskutimeve dhe miratimit me konsensus të kalendarit të punimeve, Konferenca e Kryetarëve ra dakord që prioritet në axhendën e Komisioneve Parlamentare të ketë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2013, sapo të mbërrijë në Kuvend.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com