TIRANE- Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi sot rekomandimin e KE-së për dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë.Lajmi është bërë publik nga vetë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në seancën e sotme parlamentare.
“Sapo mbaroi mbledhja e komisionit të Jashtëm dhe deputetët europianë miratuan marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ky është një lajm i gëzuar për të cilin falenderoj të gjitha grupet parlamentare në PE që në mënyrë unanime mbështesin rekomandimin për dhënien e statusit, duke e parë Shqipërinë si një vend që ka bërë një progres esencial", deklaroi Topalli.
Ajo ftoi opozitën të votojnë reformat. “Si shqiptare, si Jozefinë si kryetare e Parlamentit ju ftoj të votojmë si detyrim. Nëse nuk do t’i votoni mbeteni të dënuara në historinë e 100 vjetorit të Pavarësisë. Me shumë njerëzillëk ju ftoj të votojmë kushtet që ka vendosur Parlamenti Europian. Do ishte përgjegjësi e rëndë nëse nuk do të miratonit. Do të ishte një nonsens, që PE miraton me unanimitet rekomandimet për dhënien e statusit dhe opozita shqiptare jo. Kjo do të ishte një përgjegjësi e jashtëzakonshme, që unë nuk e uroj kurrë”- tha Topalli.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com