TIRANË, 24 Qershor /ATSH/ - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar nëpërmjet rrjetit social "Facebook" marrjen e statusit të vendit kadidat në BE nga Shqipëria.
"Ditë gëzimi për Shqipërinë tonë! Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, që besuan dhe punuan me vendosmëri për ëndrrën evropiane", shkruan Presidenti Nishani në urimin e tij.
"Mirënjohje për vendet mike, që pa mëdyshje, unanimisht mbështetën përpjekjen disavjeçare për marrjen e merituar të statusit si vend kandidat i BE-së. Besimplotë se vendimi i sotëm do të jetë në rezonancë të plotë me vullnetin e Këshillit Evropian", thekson Presidenti Nishani në urim. /gj.m//a.ke/