Statusi, Rama takon Hollande
në Paris: Pres vendimin pozitiv
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Francë për të lobuar për statusin e vendit kandidat, është takuar me homologun e tij francez Françoise Hollande.
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Francë për të lobuar për statusin e vendit kandidat, është takuar me homologun e tij francez Françoise Hollande. Menjëherë pas takimit mes tyre, kryeministri Rama tha për Drejtorin e Televizionit “A1 Report”, Ilir Babaramo, se në fokus të dikutimeve me Hollande ishte çështja e statusit kandidat.
Rama ka theksuar se takimi me Hollande ka kaluar pritshmëritë e tij, duke shtuar se ndihet optimist për qëndrimin e Francës, në vendimarrjen për statusin kandidat për Shqipërinë. Më parë Rama ka uruar: “Që të marrim statusin e vendit kandidat në muajin qershor. Do të doja që të reduktohet kohëzgjatja që na pret nga integrimi në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Thënë këtë, nuk pres që të lehtësojmë punën tonë për reformat modernizuese dhe strukturore të Shqipërisë”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, për të lobuar për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në kuadër të afrimit të 27 qershorit, ditën kur liderët e BE-së do të japin verdiktin e tyre për statusin e Shqipërisë, pas rekomandimit pa kushte që erdhi nga raporti i Komisionit Evropian më 4 qershor. Në kuadër të turit të lobimeve për statusin pak ditë para vendimit, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ndodhet në Holandë ku është takuar me me zyrtarë të lartë të shtetit hollandez. Po ashtu dhe krerët e opozitës kanë uruar marrjen e statusit të vendit kandidat.
Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha ka theksuar qëndrimin e opozitës lidhur me marrjen e statusit, duke u shprehur se: “Shqiptarët e meritojnë atë, edhe falë reformave të ndërmarra ndër vite”. Në lidhje me takimet e zhvilluara Basha tha se “Në thelb mesazhi që u përcollëm vendeve anëtare, ishte se opozita mbështet pa kushte anëtarësimin në BE, dhe marrjen parasysh se shqiptarët e kanë merituar këtë falë reformave dhe standardeve të arritura ndër vite. Dhe ajo që shpresojmë është hapja e negociatave për anëtarësim”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18