TIRANE - Shqipëria duhet të mos humbasë kohë për të kryer reformat e kërkuara deri në dhjetor kur Këshilli i Bashkimit Evropian vendos për statusin kandidat.

Gjatë takimit me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i bëri thirrje sërish klasës politike që të ruajë klimën e dialogut dhe konsensusit.

Ndërkaq, kreu i LSI-së Ilir Meta shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo forcë politike me qëllim arritjen e objektivit të përbashkët të integrimit evropian.

ilir meta ettore sequi

Në raportin e progresit që u publikua dy ditë më parë, Komisioni Evropian propozoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë sapo të jenë përmbushur edhe disa kërkesa shtesë që kishin të bënin me reformën në administratë, reformën parlamentare dhe atë në sistemin e drejtësisë.

(Shqiptarja.com)