ZVICËR - Shoqata Zvicër-Shqipëri ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Sipas shoqatës me seli në Munchwilen të Zvicrës, shprehet se ky vendim i jep shtysën e duhur përpjekjeve për të nxitur interesin e investitorëve dhe sipërmarrësve zviceranë për Shqipërinë.
Sipas tyre mbështetja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE është në vazhdën e politikes Zvicerane, siç është parë edhe nga ndihma prej 70 milionë eurosh në formën e një fondi për zhvillim.
Deklarata e plotë e Shoqatës Zvicër-Shqipëri
Shoqata Zvicër-Shqipëri është tepër e kënaqur me rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien pa rezerva të statusit kandidat Shqipërisë. Ky hap tregon që besimi në rendin juridik në Shqipëri është rritur ndjeshëm.
Në këtë mënyrë, përpjekjet tona për të nxitur interesin e investitorëve dhe sipërmarrësve zviceranë për Shqipërinë marrin shtysën e duhur, sepse rendi juridik i çalë ishte pengesa jonë më e madhe gjatë tratativave për angazhimin e sipërmarrësve zviceranë.
Natyrisht që përpjekje të tjera do të jenë të nevojshme për ta prurë Shqipërinë në një nivel evropian. Partitë politike duhet të lënë në mënyrë të menjëhershme luftën mes tyre, dhe të shprehin gatishmërinë për bashkëpunim konstruktiv.
Mirëqenia e popullit Shqiptar duhet të jetë qëllimi kryesor i politikanëve, dhe jo xhepi i tyre. Ndërsa sipërmarrësit shqiptarë duhet të tregojnë më shumë iniciative dhe shpirt sipërmarrësi në vend që të presin nga shteti, të zhvillojnë produktet e tyre në vend që të prodhojnë standard për të tjerët, të përdorin eksperiencën dhe “Know-How”-in e të tjerëve sesa të bëjnë të gjithëditurin.
Më tej, ata duhet t’i përshtaten zakoneve të biznesit të vendeve në veri të alpeve. Ndërsa organizatave shtetërore që bashkëpunojnë me ndihmën për zhvillim, iu këshillojmë të tregohen më pak udhëzues në mënyrën e sjelljes dhe të veprojnë në partneritet dhe shembuj praktikë.
Transferimi i “Know- How”-it duhet të bëhet në vend. Në këtë mënyrë, pranë aseteve të infrastrukturës për banim dhe turizëm, pranë godinave moderne, teknikës së energjisë, aseteve të përdorimit dhe menaxhimit të ujit, mund të trajnohen ne mënyrë konkrete punonjës të kualifikuar.
Duke e përmbyllur, ne shpresojmë që edhe agjencitë e udhëtimeve zvicerane të zbulojnë bukuritë dhe përparësitë e Shqipërisë, duke e përfshirë Shqipërinë në programet e tyre të udhëtimeve dhe të pushimeve. Dhënia definitive e statusit kandidat në Samitin e BE-së në 27 Qershor, do të jetë një shtysë e mëtejshme si për Shqipërinë ashtu edhe për Zvicrën për të shpejtuar dhe intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com