Statuti i PS, Dade përkrah
Blushit: Duhet respektuar
 

Statuti i PS, Dade përkrah<br />Blushit: Duhet respektuar<br /> 
TIRANË - Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade ka shfrytëzuar një moment pritjeje të Ministres Kumbaro, për të shprehur qëndrimin  e saj lidhur me debatin në Partinë Socialiste mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Ajo tha se mbështet idenë se duhet respektuar statuti, duke lënë kështu të kuptohet se mbështet kolegun e saj Blushi. Debati nisi me një ironi të Katriot Islami i cili i tha medias: “Ikni tani se kemi një debat për statutin”. Ben Blushi u përfshi vetëm në një moment në debat, kur nën zë ftoi Islamin të riktheht në PS: “Po çfarë ke me mua o Kaç? Ti duhet të kthehesh dhe një herë në PS, se ike pa u ndëshkuar”. Jozefina Topalli e cila si rrallë herë mori pjesë në mbledhjet e komisionit, tha se opozita nuk përfshihet në punët e PS.

“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme”-tha Topalli. Kastriot Islami u thellua dhe më shumë në debat duke provokuar kolegët socialistë: “Mua më pëlqen shumë Don Kishoti me Sanço Pançon. Si ishte ajo e Pandit dje?” Në këtë moment hyri në diskutim Arta Dade, e cila nuk nguroi të shprehë dhe pakënaqësinë e saj konstante ndaj medias. “Pandi në respektim të statutit është bërë kryeministër. Ja mediat mua më duan për këto gjëra. Se si kryetare komisioni nuk më nxjerrin asnjëherë. Tani janë shumë të interesuar”-tha Dade.

Demokrati Eduard Selami e ndërpreu: “Kanë të drejtë”. Dade solli një shembull paralel për të thumbuar Pandeli Majkon: “Po ju them një të vërtetë, Pandi është bërë kryeministër në ‘98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqë kryetari i partisë dhe ish kryeministri dha dorëheqjen, në zbatim të statutit kryeministër u bë numri dy i partisë. Ai ishte sekretar i përgjithshëm”. Kastriot Islami i kujtoi se situata nuk ishte e njëjtë: “Nuk është e njëjta situatë. Pandi është një sol si ky (Blushi). Ai në fillim deshi ti ndante, pastaj ti bashkonte.

Mban mend? Se unë kam pak vështirësi me gjuhën. Tha ai që Blushi ka të drejtë por unë jam me Ramën?” Arta Dade ju përgjigj: “Tha që mbështet Blushin për shkeljet statusore por unë jam me Ramën”. Demokrati Eduard Selami ngriti pyetjen: “Më fal, por kur ky ka të drejtë, si mund të jetë me atë tjetrin?” pas kësaj, Arta Dade dha përgjigjen që saktësoi gjithë qëndrimin e saj: “Nuk jemi në një ndeshje futbolli këtu për t’u ndarë se me cilin je? Të gjithë duhet të jemi me statutin dhe me zbatimin e statutit dhe të ligjit”. Kastriot Islami nuk i kurseu ironitë ndaj Pandeli Majkos. “O Eduard, ai është vemje ai. S’mban përgjegjësi për ato që thotë”. Në përfundim të mbledhjes së Komisionit, Ben Blushi dhe Arta Dade zhvilluan një takim të gjatë në zyrën e kësaj të fundit, ku u diskutua mbi qasjen që Dade do të mbajë në vijim ndaj zgjedhjes së kreut të PS-së.
 
Ja debatet!
 
Katriot Islami-medias: Ikni tani se kemi një debat për statutin.
Jozefina Topalli: Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme.
Kastriot Islami: Mua më pëlqen shumë Don Kishoti me Sanco Pançon. Si ishte ajo e Pandit dje?
Arta Dade: Pandi në respektim të statutit është bërë kryeministër. Ja mediat mua më duan për këto gjëra. Se si kryetare komisioni nuk më nxjerrin asnjëherë. Tani janë shumë të interesuar.
Eduard Selami: Kanë të drejtë.
Dade: Po ju them një të vërtetë, Pandi është bërë kryeministër në 98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqë kryetari i partisë dhe ish kryeministri dha dorëheqjen, në zbatim të statutit kryeministër u bë numri dy i partisë. Ai ishte sekretar i përgjithshëm.
Islami: Nuk është e njëjta situatë. Pandi është njësoj si ky (Blushi). Ai në fillim deshi t’i ndante, pastaj t’i bashkonte. Mban mend? Se unë kam pak vështirësi me gjuhën. Tha ai që Blushi ka të drejtë por unë jam me Ramën?
Dade: Tha që mbështet Blushin për shkeljet statusore por unë jam me Ramën.
Selami: Më fal, por kur ky ka të drejtë, si mund të jetë me atë tjetrin?
Dade: Nuk jemi në një ndeshje futbolli këtu për t’u ndarë se me cilin je? Të gjithë duhet të jemi me statutin dhe me zbatimin e statutit dhe të ligjit.
Islami: O Eduard, ai është vemje ai. S’mban përgjegjësi për ato që thotë.
Dade: Kjo është jashtë mbledhjes.
Dule: Ky do jetë lajmi kryesor nesër.
Islami: Po ja të pimë dhe kafen, të bëjmë dhe lajmin. Blushi është Don Kishoti, Eduardi është Sanco Panço.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois