“Në respekt të institucioneve demokratike, nuk kam për të pranuar që të zgjidhem president i Republikës Helenike me vota të Agimit të Artë”. Kështu deklaroi kandidati për President i Republikës, Stavros Dimas, duke marrë shkas nga publikimi i skenarëve mbi mundësinë e votimit të kandidaturës së tij nga Agimi i Artë.

“Deklarata e Stavros Dimas për Agimin e Artë, e thjeshtë dhe e kuptueshme, e nderon atë dhe nponvizon moralin e demokracisë”, deklaroi kryetari i PASOK-ut dhe nënkryetar i qeverisë, Evangelos Venizelos, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Nëse deputetët e Demokracisë së Re konstatojnë se Agimi i Artë do të votojë për Stavros Dimas, atëherë shumë deputetë neodemokratë do të abstenojnë në votimin e tretë, theksoi deputetja Dora Bakojanis. “Demokracia e Re nuk mund të lejojë një fenomen të tillë”, shtoi zonja Bakojanis.

Edhe deputeti Kyriakos Mitsotakis e hodhi poshtë mundësinë që Demokracia e Re të pranojë mbështetje nga Agimi i Artë. Në të njëjtën frekuencë edhe deputeti Hristos Markojanakis, deklaroi: “Nuk pranojmë mbështetje nga një organizatë kriminale”.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)