Stazimiri: Situata, nuk isha i
papërgatitur jam provokuar më parë
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri shkruan në rrjetin social “Facebook” lidhur me incidentin që ka ndodhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. "Sulmi ndaj meje, vetëm sa më shton vendosmërinë që këtë vend të mos ia lemë narkotrafikantëve!"- shkruan Strazimiri.
TIRANE- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri shkruan në rrjetin social “Facebook” lidhur me incidentin që ka ndodhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. "Sulmi ndaj meje, vetëm sa më shton vendosmërinë që këtë vend të mos ia lemë narkotrafikantëve!"- shkruan Strazimiri.
“Ishte një situatë e cila nuk më gjeti të papërgatitur –shkruan Stazimiri duke shtuar se “Provokimin e parë e kam pasur më 9 prill të këtij viti, nga të njëjtët individë, 4 deputetë të PS, nën drejtimin e Armando Prengës”.
Statusi i plotë i Gent Strazimirit në FacebookJu falënderoj të gjithëve për mbështetjen të nderuar miq të majtë e të djathtë.
Ishte një situatë e cila nuk më gjeti të papërgatitur pasi provokimin e parë e kam pasur më 9 prill të këtij viti, nga të njëjtët individë, 4 deputetë të PS, nën drejtimin e Armando Prengës, person i pluridenuar në Itali për thyerje vilash, drogë dhe prostitucion!
Për këtë arsye e kam denoncuar të nesërmen me 10 prill në fjalën time ne Kuvend, duke i bërë thirrje Edi Ramës që "eksperienca e burgaxhinjve që ke futur në Kuvend, nuk te ndihmon ne rrugën e integrimit" dhe se "reduktimi i Parlamentit ne një vend konflikti mes bandave rivale në një kaush burgu" nuk është zgjidhje e hallit të tij.
Sulmi ndaj meje (për fat të mirë pa asnjë pasojë), vetëm se më shton vendosmërinë që këtë vend të mos ia lemë narkotrafikantëve, ata nuk mund të jenë modeli "edukativ" I fëmijëve tanë!
Kjo është një çështje që duhet të bashkojë çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht bindjeve politike!
Ju faleminderit edhe një herë për mbështetjen ndaj meje dhe kolegëve të opozitës!
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.1%
-
Frikë se humbin
43.3%
-
Arsye të tjera
7.6%
Vota total: 1477
Lajme të tjera
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48
-
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe
29 Mars, 13:37